Mirëqenie

September 28, 2019 | 8:03

Sikur ndihmësmjekja të jetë mikesha juaj më e mirë, ajo do t’jua mësojë këto 8 hile të jashtëzakonshme

Infermierët janë heronjtë, shpesh të palëvduar me zë në komunitetin mjekësor, dhe ne mbështetemi në urtësinë e tyre për të na mbajtur të shëndetshëm dhe të sigurt. A e dini se përvoja e tyre në vite ndihmon në trajtimin e çdo gjëje? Ja disa këshilla prej tyre, të cilat vijnë të dobishme për t’i ndarë me ju lexues. Nëse vuani nga ndonjë shqetësim fizik, erë e keqe, prerje, ankthi apo disa flokë të pabindur, ka një infermiere gjeni, që ju vjen në ndihmë me disa të fshehta praktike.

 1.Ngjyjeni pastën e dhëmbëve në gishta dhe poshtë hundës

1

Në rregull pra, po cili është marifeti? Kjo teknikë do t’ju lehtësojë frymëmarrjen. Pastat e dhëmbëve me aromë menteje janë të përshtatshme për këtë veprim. Merreni atë dhe vendoseni në mollëzat e gishtërinjve apo poshtë hundës, për të patur efekt të menjëhershëm. Ky veprim ndihmon në bllokimin e aromave dhe lodhjen, sakaq lehtëson frymëmarrjen. Përhapja e pastës në gishtërinj ndihmon edhe ndaj gërhitjes, kur ajo vendoset direkt nën hundë, apo shtresëzuar dyfish përmes maskës së fytyrës dhe një vaji të parfumuar mes tyre.

 2.Palosja e peshqirëve

2

Ky veprim nuk ka të bëjë (vetëm) me pastrimin sipas nevojave të pacientëve; kjo vlen për qetësimin. Ne të gjithë shqetësohemi dhe brengosemi ndonjëherë, dhe palosja më e thjeshtë, teksa mendon peshqirët, teshat e palara dhe gjëra të tjera të vështira për t’i dhënë drejtim, janë qetësuese, sepse veprimi në fakt, na shkëput dhe na bën të ndjehemi të dobishëm, pa kërkuar përqendrim intensiv.

 3.Super ngjitësi

3

A e dini se fashot e lëngshme po bëhen gjithnjë e më shumë popullore? Gjejeni se kujt i përngjajnë? Super ngjitësit. Nëse nuk keni të tilla, super ngjitësi absolutisht do të funksionojë si një mënyrë për të vulosur dhe mbrojtur prerjet, gërvishtjet apo plagosjet. Aplikoni vetëm një sasi të vogël dhe bëhuni gati të shkoni në punë. Natyrisht, për prerje apo gërvishtje më të thella, ju duhet të shkoni te një profesionist mjekësor, por ne të gjithë mund të kujdesemi edhe vetë për këto gjëra të vogla.

4.Mjaft më me tamponët për gjakderdhjet

1

Mjaft më me përdorimin e tamponëve të prerë në mes për përthithjen e gjakderdhjes nga hundët. Mos shkoni shumë larg! Përdorni një jastëk sanitar për të ndaluar gjakderdhjen nga ngacmimet apo prerjet, të njëjtën mënyrë që ju mund të përdorni, është me anën e ndonjë pecete  tjetër ose garzë.

5.Pastroni njollat me peroksid hidrogjeni

2

Nëse njolla është e vjetër në kohë, peroksidi i hidrogjenit është miku juaj i ri më i mirë. Hidhni disa në një pecetë dhe fërkojeni lehtë mbi njollat. Pas pak asnjë gjurmë nuk do të mbesë.

 6.Shkëmbeni kripën me limonin

3

Një nga udhëzimet më të zakonshme të dietave që merrni në spital është të ndaloni përdorimin e kripës, por ajo mund ta lërë fare pa shije ushqimin tuaj, sidomos kur jeni duke ndjekur një dietë të lartë natriumi. Shtoni disa aroma pa rrezikuar shëndetin tuaj duke përdorur lëngun e limonit me spërkatje në ushqimin tuaj.

 7.Lani lëkurën me pastë rroje

4

Le të themi se duart tuaja janë të mbuluara në një pjesë të veçantë nga një substancë rrethanore teksa jeni duke u marrë me diçka. Vëreni se nuk mund ta shqisni dot nga lëkura. Ka një zgjidhje! Përdorni kremin rroje si locion për të ndihmuar ta mposhtni këtë pengesë dhe pas përpjekjes do të shikoni se rezultati do të jetë befasuese. Substancat e ngjitura në lëkurë do të fshihen duke ndihmuar në pastrimin e saj fare lehtë.

 8.Ulni lëmshin e flokëve duke i fërkuar me alkool

1

Nëse flokët tuaj janë ngatërruar apo ngjitur, ju mund të përdorni alkoolin duke fërkuar pjesët problematike. Funksionon duke i zhbërë nyjet. Thjesht vini disa pika në zonën lëmsh dhe butësisht masazhojeni atë përmes flokët tuaj.

Përgatiti:O.T

Burimi: http://tiphero.com/8-life-hacks-from-nurses/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top