Këshilla & Arsye

January 25, 2019 | 10:17

Simptomat e goditjes në tru, që shfaqen tek gratë

Një goditje në tru mund t’i ndodhë çdo personi në çdo moshë. Sipas statistikave, gratë e moshës nga 18 deri në 40 vjeç janë më të prirura ndaj goditjeve në tru sesa meshkujt e të njëjtës moshë. Goditjet në tru marrin më shumë jetë se sa kanceri i gjirit dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme t’i njihni simptomat sa më shpejt.

Llojet e goditjeve në tru

Goditje ishemike: Dëmtimi i indit të trurit shkaktohet nga mungesa e furnizimit me gjak për shkak të bllokimit të enëve të gjakut ose ngushtimit.

Goditje hemorragjike: Arsyeja që fshihet pas goditjes hemorragjike është këputja e enëve të trurit, gjë që shkakton ënjtje dhe presion.

Faktorët e rrezikut:

  • Tensioni i lartë i gjakut
  • Diabeti
  • Sëmundje të ndryshme të zemrës
  • Pirja e duhanit
  • Obeziteti
  • Niveli i lartë i kolesterolit
  • Alkooli
  • Stresi
  • Mungesa e aktivitetit fizik

Simptomat që zakonisht shfaqen tek gratë

Një nga pasojat e një goditje në tru është paraliza nervore e fytyrës. Kjo është arsyeja pse njëra anë bie dhe flegrat nasolabialë pothuajse zhduken. Ndonjëherë krahu dhe këmba në të njëjtën anë vuajnë shumë. Statistikat thonë se 80% e grave që kanë kaluar një goditje në tru kanë simptoma të tilla.

Statistikat ndërkombëtare tregojnë se gratë kanë më shumë gjasa të vdesin nga një goditje në tru sesa burrat. Një nga arsyet janë simptomat jo specifike që nganjëherë nuk trajtohen si simptoma të goditjes në tru.

Për më tepër, rritet rreziku gjatë shtatzënisë, kur përdoren pilulat e kontrollit të lindjes, kur përdoren terapitë hormonale gjatë menopauzës dhe në rastet e sëmundjeve të tjera të hormoneve.

Dëmtim i shikimit

Një dëmtim i papritur i shikimit i shkaktuar nga një goditje në tru mund të prekë një ose të dy sytë. Shenja verbërie mund të shfaqen edhe për shkak të dëmtimit të lobeve optike.

Dhimbje koke akute

Një dhimbje koke shfaqet papritur dhe nganjëherë ka simptomat e mëposhtme: të përziera dhe vjellje.

Dhimbje e papritur dhe akute në gjoks

Kjo simptomë gjithashtu mund të shoqërojë një sulm në zemër, por nëse një person ka edhe lemzë, ka më shumë gjasa të jetë një goditje në tru .

Humbje ekuilibri

Një humbje e papritur e koordinimit dhe orientimit në hapësirë tregon për dëmtimin e zonës së trurit që është përgjegjëse për lëvizjen.

Lodhje e papritur

Një person aktiv mund të përjetojë papritur ndryshime në humor, përgjumje dhe mungesë vullneti për të bërë ndonjë gjë. Për më tepër, gratë mund të bien në depresion.

Humbja e vetëdijes

Nëse një personi do t’i bie të fikët, fytyra i bëhet e kuqe. Mund të ndodhë gjithashtu edhe mungesë e frymëmarrjes dhe dridhje.

Dhimbje në njërën anë të fytyrës

Një simptomë tjetër “e grave” është dhimbja akute në njërën anë të fytyrës, trupit ose në një nga gjymtyrët.

Testi i goditjes në tru

Nëse vëreni një nga simptomat, testoni personin ose veten (varet se kush po i përjeton simptomat). Do t’ju ndihmojë të dalloni një goditje në tru.

Buzëqeshja

Buzëqeshni ose kërkojini personit të buzëqeshë. Do të jetë asimetrike në rastin e një goditjeje në tru (një cep i gojës do të mbetet pa lëvizur).

Duart

Ngrijini ose kërkojini personit që të ngrejë të dyja duart dhe t’i mbajë ato për 5 sekonda në një kënd prej 90 °. Në rast të goditjes, njëra anë do të bjerë.

Të folurit

Flitni ose kërkojini personit që të shqiptojë një frazë të thjeshtë ose një emër. Fjalimi i ngadaltë ose mungesa e një përgjigjeje janë shenjat e një goditjeje në tru.

Nëse vini re një nga këto shenja, menjëherë telefononi një ambulancë. Mos harroni! Mjekët kanë vetëm 4,5 orë kohë për të shpëtuar një person dhe për ta kthyer në jetën normale.

 

Burimi / supershendeti.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top