Këshilla & Arsye

February 17, 2020 | 10:46

Simptomat e kancerit të mushkërive që të gjithë duhet t’i dinë

Me siguri e dini që duhanpirja është e lidhur me 80 deri në 90% e kancereve të mushkërive. Kanceri i mushkërive është kanceri më i shpeshtë në të gjithë botën dhe është akoma kanceri kryesor që shkakton vdekje si të meshkujve dhe të femrave në të gjithë botën, duke kaluar dhe kancerin e gjirit te gratë.

Por deri në 20% e personave që vdesin nga kanceri i mushkërive mund të mos kenë pirë kurrë duhan. Për këtë arsye dallimi i simptomave të kancerit të mushkërive është shumë i rëndësishëm. Shpesh, njerëzit mund të mos i vënë rëndësi vëmendjes ndaj simptomave të kancerit të mushkërive sepse nuk pinë duhan, dhe kur këto simptoma të bëhen të qarta kanceri mund të ketë përparuar shumë, në një fazë më të vështirë për t’u trajtuar.

Edhe pse mund të ketë arsye të tjera më të lehta për simptomat e mëposhtme, sigurohuni për këtë dhe konsultohuni me mjekun tuaj, sidomos nëse vini re se ato zgjasin.

Kollë e vazhdueshme

Një kollë që përkeqësohet dhe bëhet më e shpeshtë me kalimin e kohës mund të jetë një shenjë paralajmëruese. Shumica e njerëzve të prekur nga kanceri i mushkërive kolliten shpesh, ndonjëherë dhe me gjak.

Dhimbje në kraharor

Dhimbja kronike e kraharorit është një nga shenjat më të dukshme të kancerit të mushkërive, sidomos nëse bëhet më e rëndë kur merrni frymë thellë, kolliteni apo qeshni.

Infeksione kronike

Shumicën e rasteve, fajin për infeksione si bronkiti dhe pneumonia e kanë viruset apo bakteret. Por, nëse sëmureni shpesh e në mënyrë të vazhdueshme, dhe secila prej tyre duket se kalon direkt në kraharorin tuaj, kjo mund të jetë një shenjë e kancerit të mushkërive. Këto sëmundje mund të shkaktohen nga vetë tumori apo nga një sistem i dobësuar imunitar.

Rënie e pashpjeguar në peshë

Nëse bini në peshë edhe pse nuk po ndiqni një dietë apo nuk po bëni aktivitet fizik, është diçka për t’u shqetësuar. Si çdo kancer, një tumor më i avancuar mund të jetë duke prodhuar proteina që bëjnë trupin tuaj të bjerë nga pesha. Mund të vini re dhe një rënie të oreksit.

Dhimbje kockash

Nëse kanceri i mushkërive është përhapur dhe në organe të tjera të trupit, mund të ndieni një dhimbje në kockat tuaja apo në kyçe.

Ënjtje në qafë dhe fytyrë

Nëse një tumor i mushkërive mbështetet në venën kava superiore ( vena që kalon gjakun nga koka dhe krahët për në zemër), mund të vini re një ënjtje në qafë dhe fytyrë. Nga kjo mund të preken dhe krahët dhe pjesa e sipërme e kraharorit.

Lodhje e tepërt

Rreth 80% e personave me kancer tregojnë se “lodhja e tepërt” është një nga simptomat e tyre. Në këto raste mund të ndiheni shumë të lodhur gjatë gjithë kohës dhe mezi prisni të shtriheni në shtrat.

Dobësi në muskuj

Kanceri i mushkërive ndikon si në organe ashtu edhe në muskuj. Një nga pjesët e para të trupit që preket është legeni. E zakonshme në këto raste është dhe dobësia në shpatulla, krahë dhe këmbë. Qelizat e kanceri të mushkërive mund të prodhojnë hormone të caktuara apo të bëjnë që sistemi imunitar të sulmojë pjesë të caktuara të sistemit nervor që ndikon direkt në muskuj.

Nivele të larta kalciumi

Disa lloje të caktuar të kancerit të mushkërive prodhojnë substanca të ngjashme me hormonet që prishin balancën e mineraleve në trup. Në disa raste çlirohet kalcium i tepërt në gjak. Edhe pse ju mund të mos e vini re se nivelet tuaja të kalciumit janë rritur shumë deri sa mjeku juaj t’ju bëjë një test laboratorik, tregoni kujdes nëse keni simptomat e mëposhtme: urinimi shpeshtë, kapsllëk, marrje mendsh, dhimbje barku etj.

 

 

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top