Menopauza është gjendje natyrale në jetën e çdo femre dhe zakonisht shfaqet rreth moshës 50-vjeçare. Mirëpo, simptomat mund të shfaqen edhe shumë më herët gjatë fazës e cila quhet perimenopauzë. Fjala është për periudhën kohore e cila fillon kur femra vëren ciklin jo të rregullt menstrual, ndërsa shfaqet midis moshës 30 dhe 40 vjeç.
Për menopauzën, karakteristike është që zvogëlohet niveli i estrogjenit dhe menstruacionet bëhen të parregullta. Vetëm pasi të kenë kaluar 12 muaj pa menstruacione, thjesht jeni në menopauzë. Periudha e perimenopauzës mund të zgjasë edhe deri në disa vjet, ndërsa te disa femra mund të zgjasë edhe dhjetë vjet.
Simptomat e perimenopauzës
Krahas parregullsisë së ciklit, perimenopauzën e shoqërojnë një sërë simptomash të tjera, të cilat janë të ngjashme me ato që shumica e femrave zakonisht i lidhin me menopauzën. Veç të tjerash, femra fillon vrullshëm të djersitet dhe ndien nxehtësi për shkak të çrregullimit hormonal.
Karakteristike është edhe ndryshimi i humorit, andaj femrat bëhen më të irritueshme, alarmante dhe depresive. Gjithashtu shfaqen edhe thatësia e vagjinës dhe pagjumësia.
Në një hulumtim shkencor 15-25% e femrave kanë thënë që në perimenopauzë kanë ndier simptomat e depresionit, ka thënë gjinekologia Nanete Santoro.
“Nëse nëna juaj ka pasur menopauzë të hershme, ndërkaq mënyra juaj e jetesës është e ngjashme me të sajën, është më se e sigurt që do të kaloni nëpër skenar shumë të ngjashëm”,thotë gjinekologia Dr. Alyssa Dweck.
Si të përballemi me simptomat?
Perimenopauza dhe menopauza mund të kenë ndikim të madh në jetën tuaj, por mund t’ju ndihmojë mjaft biseda e hapur dhe e sinqertë me mjekun lidhur me mundësitë e shërimit.
Për fillim, mbase është mirë të ndryshoni mënyrën e jetesës dhe të ushtroheni më shumë. Nëse pini duhan do të duhej të ndërprisni duhanin, por do të detyroheni të shmangni edhe alkoolin, veçanërisht verën e zezë dhe kafeinën. Ruajuni nga stresi.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.