Në fokus

May 30, 2019 | 10:13

Simptomat e panjohura të stresit

Ne të gjithë i njohim simptomat e zakonshme të stresit, si dhimbja e qafës dhe e shpinës, siklet në shpatulla dhe spazma në muskuj por a e dini se trupi juaj ka edhe mënyra të tjera për t’ju thënë se jeni të stresuar? Ja cilat janë ato:

Zhurmë apo gumëzhimë te veshët. E njohur edhe si tringëllima e veshëve, kjo zhurmë ju tregon se jeni shumë të stresuar. Këto tinguj mund të jenë me ndërprerje ose konstante dhe mund të ndryshojnë për nga ana e zhurmës, thotë shoqata e Audiologëve të Afrikës së Jugut. Nëse tashmë vuani nga tringëllimë tek veshët, stresi mund të përkeqësojë simptomat që po përjetoni.

Harresë. Keni probleme për të kujtuar një informacion të caktuar?Stresi mund të jetë fajtori. Një artikull mbi ndikimin e stresit në trup zbuloi se stresi ndikon në sistemin nervor të njeriut në disa mënyra dhe mund të shkaktojë ndryshime në pjesë të ndryshme të trurit. Kjo mund të rezultojë në ndryshime në kujtesë dhe njohje.

Humbje peshe. Ju mund të njihni shtimin në peshë si pasojë e ngrënies nga stresi, por humbja e shpejtë e peshës pa mbajtur dietë është gjithashtu një shenjë që tregon se mund të jeni nën një stres shumë të madh. Studimet kanë treguar se përvojat stresuese mund të jenë sfiduese në aspektin e privimit të ushqimit. Kjo mund të çojë në mungesë të dëshirës për të ngrënë duke rezultuar në humbje peshe.

Sulme të pashpjegueshme alergjie. Nëse keni papritur teshtima të njëpasnjëshme apo dhimbje të menjëhershme në gjoks dijeni se stresi mund të shkaktojë sulme alergjie të pashpjegueshme. Sipas një studimi, alergjitë mund të konsiderohen sëmundje që prekin mendjen dhe trupin, shpesh me rezultate serioze tek pacientët me nivele të larta të stresit psiko-social.

Kërcitja e dhëmbëve. A e dini se stresi mund t’ju bëjë të zgjoheni me nofulla të lënduara? Kjo është ndoshta për shkak se ju keni kërcitur dhëmbët tuaja gjatë gjumit tuaj. Kërcitja e dhëmbëve është e njohur si e përhapur më shumë tek meshkujt sesa tek femrat, veçanërisht tek studentët e universitetit. Kërcitjet e dhëmbëve mund të jenë gjithashtu të lidhura me rrethanat e tensionuara dhe të pakënaqura.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top