Diabeti është një sëmundje e përhapur gjerësisht, sinjalet e para të të cilit shpesh neglizhohen. Bëni mirë që të bëni vetëkontroll dhe kjo vlen sidomos për femrat, të cilat shpesh i injorojnë sinjalet e mëposhtme:
Nevojë e shpeshtë për të urinuar
Nëse ndjeni më shpesh se normalja nevojën për të urinuar, ky është një sinjal diabeti.
Humbja e peshës
Dobësoheni pa arsye? Për shumë femra kjo mund të duket si një ëndërr e dëshiruar, por në fakt mund të bëhet fjalë për diabetin.
Plagët që me zor mbyllen
Priteni në kuzhinë dhe plagët nuk mbyllen? Gërvishtjet nuk ikin kollaj? Kjo mund të jetë një simptomë e qartë diabeti. Sistemi imunitar është i kompromentuar dhe kjo gjë ndikon në procesin e shërimit.
Uri ose etje ekstreme
Kur trupi ynë nuk arrin që të tolerojë më glukozën, është normale që të kihet uri dhe etje përtej normales. Kjo gjë ndodh kryesisht në orët e vona të natës.
Dekolorim i lëkurës
Keni vënë re që lëkura nën sqetulla, në qafë apo në gjunjë ju zbardhet? Kjo është një shenjë e pastër diabeti.
Lodhje
Një lodhje e tepërt pa shkak, është simptomë e qartë diabeti. Kjo gjë manifestohet edhe me nevojën për të dremitur gjatë ditës.
Probleme me shikimin
Glukoza që akumulohet në organizëm, shkakton mjegullim të shikimit, shkruan.
Mpirje
Nëse niveli i sheqerit në gjak është shumë i lartë, mund të ketë mpirje të duarve ose të këmbëve.
Gjak nga mishrat e dhëmbëve
Kur del gjak nga mishrat e dhëmbëve, kjo gjë flet për probleme lidhur me diabetin. Nëse ky problem nuk zgjidhet me këshillat e dentistëve, bëni mirë që të kontrolloheni për diabetin.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.