Sëmundja e Parkinsonit është një çrregullim progresiv i trurit i cili prek lëvizshmërinë dhe aftësitë mendore. Shkaktohet nga humbja e qelizave nervore të trurit, të quajtura substantia nigra. Kjo zonë është përgjegjëse për kontrollin e lëvizshmërisë të trupit.
Simptomat e sëmundjes Parkinson. Gjashtë shenja të hershme që nuk duhet t’i injoroni:
- Dridhjet
Dridhjet zakonisht fillojnë nga dora dhe ndodh më tepër kur gjymtyra është e qetë dhe e relaksuar.
- Lëvizje më e avashtë
Lëvizje fizike që janë më të avashta se sa normalja dhe vështirësia në detyrat e përditshme.
- Muskujt të ngurtë dhe që nuk mund të përkulen
Ngurtësia dhe tensioni në muskuj, e bën të vështirë shprehinë në fytyrë dhe lëvizjen vërdallë.
- Problemet e balancimit
Problemet me balancimin mund të bëjnë që një person të humbasë ekuilibrin, të bjerë dhe të dëmtojë veten.
- Humbja e ndjenjës së nuhatjes (Anosmia)
Kjo ndodh disa vite më herët para se të zhvillohen simptoma të tjera.
- Probleme në nevoja personale
Të zgjohesh vazhdimisht natën për të kryer nevoja personale është një nga shenjat e sëmundjes Parkinson.
Burimi / TopChannel
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.