Mirëqenie

January 8, 2020 | 8:40

Simptomat që nuk duhet të anashkalohen në lidhje me shëndetin oral

Sëmundjet e gojës janë sëmundjet më të zakonshme, jo të transmetueshme dhe prekin njerëzit gjatë gjithë jetës së tyre, duke shkaktuar dhimbje, parehati, shpërfytyrim dhe deri në vdekje.

OBSH e përkufizon shëndetin oral si “gjendje e çlirimit nga dhimbja kronike e gojës dhe fytyrës, kancerit të gojës dhe fytit, infeksionit oral dhe plagët, sëmundja periodontale (mishrat e dhëmbëve), prishja e dhëmbëve, humbja e dhëmbëve dhe sëmundje dhe çrregullime të tjera që kufizojnë aftësinë e një individi në kafshime, përtypje, të qeshura, të folur dhe mirëqenie psikosociale.”

Por cilat janë disa simptoma që nuk duhet t’i injoroni për sa i përket shëndetit oral? Më poshtë keni disa prej tyre.

Dhimbje e vazhdueshme dhëmbi

Dhimbja mund të vijë nga pjesa poshtë dhëmbëve ose nga vetë dhëmbët. Ndonjëherë mund të shfaqet si një dhimbje e mprehtë, akute e herë të tjera si dhimbje që ndryshon në intensitet.

Dhëmbë të ndjeshëm

Ndjeshmëria e dhëmbëve mund të shkaktohet nga shumë gjëra. Zakonisht njerëzit kanë ndjeshmëri ndaj të ftohtit por ka dhe raste me ndjeshmëri ndaj gjërave të nxehta apo të ëmbla.

Dhimbje apo gjakosje e mishrave të dhëmbëve

Dhimbja apo gjakosja e mishrave të dhëmbëve mund të jetë një shenjë e gingivitit, një fazë e hershme dhe e kthyeshme e sëmundjes së mishrave të dhëmbëve. Nëse lihet e patrajtuar sëmundja e mishrave të dhëmbëve shkakton inflamacion të mishit të dhëmbëve dhe me kalimin e kohës çon në lëvizjen e dhëmbëve, gjë që është e patrajtueshme dhe do të duhet heqja e dhëmbit.

Ulçerat e gojës

Disa njerëz vuajnë nga ulçera të shpeshta të gojës, e këta njerëz duhet të konsultohen menjëherë me dentistin për të evidentuar shkakun. E njëjta gjë duhet bërë edhe nëse ulçera e gojës zgjat më shumë se dy javë.

Dhimbje nofulle

Dhimbja e nofullave shkaktohet kryesisht nga bluarja e dhëmbëve. Pothuajse 65% e njerëzve që bluajnë dhëmbët e tyre e bëjnë këtë nga stresi dhe ankthi, kështu që trajtimi i menjëhershëm i këtyre shkaqeve është i nevojshëm. Bluarja e vazhdueshme e dhëmbëve mund të shkaktojë probleme me vetë dhëmbët dhe nofullën.

Era e keqe

Era e vazhdueshme e keqe e gojës mund të jetë një shenjë e sëmundjes së mishrave të dhëmbëve apo prishjes së dhëmbëve. Shkaqe të tjera të erës së keqe të gojës mund të jenë diçka që keni ngrënë, mospastrimi i gojës, goja e thatë, duhanpirja etj.

Thyerja e dhëmbëve

Nëse dhëmbët e thyer lihen pa trajtuar mund të shkaktojnë dhimbje dhe probleme më të mëdha me dhëmbët.

 

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top