Këshilla & Arsye

May 29, 2019 | 12:00

Simptomat që sinjalizojnë mungesë të vitaminës D

Mungesa e vitaminës D mund të ketë efekte negative jo vetëm në kocka, por edhe tek muskujt, zemra, enët e gjakut dhe sistemi imunitar.

E ngjashme me një hormon

Kjo është një vitaminë e tretshme në yndyrë: mblidhet më pas në mëlçi, trupi e lëshon atë në doza të vogla kur përdorimi i saj bëhet i domosdoshëm. Ajo vjen në dy forma: ergocalciferol, që merret përmes ushqimit, dhe kolekalciferol, që sintetizohet nga trupi. Në fakt, vitamina D nuk është e pranishme në ushqime (gjendet kryesisht te peshqit e yndyrshëm, vezët, qumështi dhe djathi, mëlçia dhe perimet e gjelbra) dhe sintetizohet kryesisht në sajë të ekspozimit në diell, aq shumë sa njihet si vitamina e diellit, thelbësore për thithjen e kalciumit dhe ndihmën në rritjen e kockave.

Çfarë ndodh kur mungon?

Së pari, duhet të sqarohet se mungesa e vitaminës D nuk është një problem tipik vetëm për moshën e vjetër. Nevojat për të janë thelbësore nga mosha pediatrike deri në moshë të rritur. Prandaj duhet të integrohet në situata të veçanta, të lidhura me rritjen, shtatzëninë dhe ushqyerjen me gji. Për fetusin dhe gjatë fëmijërisë mungesa e vitaminës D mund të shkaktojë vonesë në rritje dhe deformim skeletik. Tek të rriturit, nga ana tjetër, mund të përkeqësojë sëmundje të tilla si osteoporoza dhe osteopeni (reduktimi i masës kockore), shkakton dobësi të muskujve dhe rrit rrezikun e thyerjeve.

Kini kujdes për kambanat e alarmit

Një rol themelor i vitaminës D është forcimi i sistemit imunitar për të luftuar sëmundjet. Nëse jeni sëmurë më shpesh se zakonisht, atëherë shkaku mund të qëndrojë në një mangësi të vitaminës D. Prova shkencore kanë treguar se zakonisht marrja e shtojcave specifike mund të zvogëlojë rrezikun e infeksioneve të traktit të frymëmarrjes.

Dhimbjet e kockave

Vitamina D është shumë e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të kockave. Nëse ndjeni dhimbje mund të jetë për shkak se nuk po prodhoni mjaftueshëm vitaminë D. Kujdes i veçantë duhet të tregohet tek fëmijët, pasi një mangësi mund të çojë në zhvillimin e paktë të kockave. Dhe rreziku i osteoporozës dhe frakturave të eshtrave në moshën e rritur varet nga sa është zhvilluar masa kockore gjatë fëmijërisë.

Depresioni

Mungesa e vitaminës D mund të jetë shkaku i çrregullimeve të humorit. Ka një lidhje midis mungesës së vitaminës D dhe depresionit, megjithëse ende nuk është e qartë se si funksionon vitamina, është e sigurt se kontributi i saj rrit sasinë e serotoninës.

Lëndime që duan kohë për t’u shëruar

Nëse e kuptoni se nevojitet më shumë kohë për një plagë që të shërohet, është e mundur që shkaku të jetë një mangësia e vitaminës D. Është treguar se vitamina rrit prodhimin e komponimeve të dobishme për rigjenerimin e lëkurës.

Djersitja e tepruar

Sipas ekspertëve, djersitja e tepruar, madje edhe kur jeni duke pushuar, mund të tregojë një mangësi të vitaminës D.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top