Këshilla & Arsye

June 1, 2019 | 8:24

Simptomat që tregojnë se fëmija ka infeksion urinar

Ethet, të vjellat, humbja e oreksit, temperatura dhe urina me erë të keqe nuk janë gjithmonë simptomat e sëmundjes sezonale. Ndonjëherë mund të jetë një infeksion i traktit urinar, një çrregullim që prek 8% të fëmijëve, me një incidencë më të lartë në vitet e para të jetës.

Infeksionet e traktit urinar janë më të zakonshme se sa mund të mendoni, duke pasur parasysh se rreth një në 15 fëmijë ka pësuar të paktën një herë një të tillë. Në 5% të rasteve, shkaku i temperaturës te fëmijët i atribuohet këtyre infeksioneve, të cilat nuk diagnostikohen gjithmonë menjëherë.

Këshilla e pediatërve

Këshilla e ekspertëve është të konsultoheni me pediatrin që mund të sugjerojë të bëjë një ekzaminim fillestar për foshnjën. Po, sepse ethet, mungesa e oreksit dhe të vjellat e bëjnë nënën të dyshojë vetëm për një grip apo çrregullim të zorrëve të fëmijës, por problemi mund të jetë një infeksion në traktin urinar.

Rreth një në 15 fëmijë vuan të paktën një infeksion të traktit urinar gjatë fëmijërisë dhe në 5% të rasteve, shkaku i temperaturës te fëmijët i atribuohet një infeksioni të fshikëzës.

Mund të shkaktojnë komplikime

Sipas pediatërve, “infeksionet urinare janë lehtësisht të shërueshme, por, nëse neglizhohen, ato mund të çojnë në komplikime që shfaqen kur fëmijët rriten, siç janë hipertensioni, gestoza dhe në rastet më serioze, pamjaftueshmëri renale të rëndësishme”, shpjegon Nico Sciolla, pediatër. Kjo është arsyeja pse diagnoza e hershme është thelbësore.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top