Në fokus

January 14, 2020 | 8:08

Simptomat që tregojnë se jeni shumë të stresuar

Stresi përcaktohet si një gjendje lodhjeje dhe tërheqjeje mendore dhe emocionale e shkaktuar nga rrethana të pafavorshme. Në një moment apo tjetër, shumica e njerëzve përjetojnë ndjenja stresi. Në fakt, një studim zbuloi se 33% e të rriturve raportojnë përjetimin e niveleve të larta të stresit.

Disa nga shenjat më të zakonshme të stresit janë:

  • Akne

Aknet janë një nga mënyrat më të dukshme se si manifestohet stresi. Disa njerëz kur ndihen të stresuar e prekin fytyrën më shpesh se zakonisht. Kjo gjë mund të përhapë baktere dhe të kontribuojë në zhvillimin e akneve.

  • Dhimbje koke

Shumë studime kanë zbuluar se stresi mund të kontribuojë në dhimbje koke, një problem i karakterizuar nga dhimbje në zonën e kokës apo qafës.

  • Dhimbje kronike

Dhimbjet kronike janë një ankesë e zakonshme që mund të rezultojë nga rritja e niveleve të stresit. Studimet kanë treguar se rritja e niveleve të kortizolit, hormonit të stresit, mund të ketë lidhje me dhimbjen kronike.

  • Sëmuresh shpesh

Nëse ju duket se po sëmureni më shpesh se zakonisht, mund të jetë faji i stresit. Stresi mund të ndikojë në dobësimin e sistemit imunitar dhe mund të shkaktojë që të jeni më të prekshëm nga infeksionet.

  • Energji e ulët dhe probleme me gjumin

Lodhja kronike dhe nivelet e ulëta të energjisë mund të shkaktohen nga stresi i zgjatur. Gjithashtu, stresi mund të shqetësojë gjumin dhe të shkaktojë insomni apo mungesë gjumi, gjë që mund të çojë në mungesë energjie.

  • Probleme me tretjen

Stresi mund të shkaktojë probleme me tretjen si diarreja apo kapsllëku.  Mund të ndikojë sidomos tek ata persona me sëmundje digjestive si sindroma e zorrës së irrituar apo sëmundja inflamatore e zorrëve. Këto karakterizohen nga dhimbje stomaku, fryrje, diarre dhe kapsllëk.

  • Ndryshime në oreks

Ndryshimet në oreks janë të zakonshme gjatë periudhave të stresuara. Në këto raste mund ose të mos keni oreks fare ose të jeni shumë të uritur.

  • Depresion

Disa studime sugjerojnë se stresi kronik mund të kontribuojë në zhvillimin e depresionit.

  • Rrahje të shpeshta të zemrës

Nivele të larta të stresit mund të shkaktojnë rrahje të shpejta të zemrës.

  • Djersitje

Ekspozimi ndaj stresit mund të shkaktojë edhe djersitje më shumë se sa zakonisht.

 

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top