Këshilla & Arsye

June 8, 2019 | 8:26

Simptomat që tregojnë se keni përjetuar sulm në tru…

Sulmi në tru është shkaktari i pestë i vdekjes në botë. Dëmtimi i trurit nga goditja mund të zvogëlohet ndjeshëm nëse trajtohet në kohë, por shërimi bëhet më i vështirë për njerëzit që shenjat e sulmit në tru i ngatërrojnë me probleme të tjera shëndetësore.

Gjatë çdo sulmi truri humb rreth 1.9 milion qeliza. Çdo orë gjatë një goditje që nuk trajtohet, truri juaj do të plaket me tre vjet e gjysmë. Shanset e dëmtimit të përhershëm të të folurit, humbja e kujtesës dhe ndryshimi i sjelljes janë në rritje kur trajtimi shtyhet ose sulmi zgjat shumë.

Ekzistojnë dy lloj sulmesh: goditja ishemike në tru, e shkaktuar nga mungesa e rrjedhjes së gjakut të shkaktuar nga bllokimi dhe sulmi i shkaktuar nga gjakderdhja e një ene të dëmtuar që shkakton rrjedhje të gjakut në tru. Simptomat e të dyjave mund të jenë sulme të njëjta dhe është shumë e rëndësishme që menjëherë të telefononi një ambulancë nëse vëreni ndonjë nga problemet e mëposhtme shëndetësore:

  • Shihni dyfish dhe për këtë fajësoni lodhjen
  • Keni dridhje duarsh dhe ju mendoni se është ngërç
  • Fajësoni barnat për vështirësi në të folur
  • Për humbjen e ekuilibrit fajësoni alkoolin
  • Keni vështirësi të kujtoni fjalët
  • Për dhimbje të kokës fajësoni migrenën.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top