Zakonet e jetës moderne, të cilat nënkuptojnë marrje të pamasë të kripës, pije të gazuara, mbipeshë, si edhe shtypje e lartë e gjakut dhe sëmundja e sheqerit janë shkaktarët e sëmundjeve, bashkë me predispozitat gjenetike, mirëpo shpesh inflamacionet të cilat mund të kalojnë pa u vënë re përkeqësojnë problemin.
Sëmundjet e veshkave shpesh zhvillohen ngadalë, deri në fazën e dëmtimit të funksionit të veshkave. Këto 10 simptoma janë treguesit më të shpeshtë të problemeve, mirëpo nëse vëreni tri apo më shumë shenja te vetja, shkoni për kontroll te mjeku.
- Vështirësi dhe dhembje gjatë urinimit
Duke pasur parasysh që infeksionet urinare janë shkaktarët e shpeshtë të sëmundjeve të veshkave. Nëse këto dhembje shfaqen shpesh duhet të filloni të shqetësoheni.
- Gjak në urinë
Kjo është simptomë e shpeshtë e inflamacionit, mirëpo edhe e sëmundjeve serioze të veshkave.
- Gropat e errëta të syve
Një tregues i çrregullimit në eliminimin e ujit dhe toksinave nga trupi.
- Të kruarit e lëkurës dhe puçrra
Me zvogëlimin e funksionit të veshkave, toksinat grumbullohet në gjak dhe shkaktohen simptoma në lëkurë.
- Ënjtja
Meqenëse veshkat eliminojnë ujin e tepërt nga organizmi, me rastin e zvogëlimit të funksionit të tyre, më së shpeshti ënjtjet shfaqen në nyja të këmbëve, duar, shputa dhe fytyrë.
- Shija metalike në gojë dhe era e thartë e gojës
Nëse veshkat janë të dëmtuara, atëherë ngrihet niveli i thartirës urinare në gjak. Ajo në pështymë kthehet në amoniak.
- Krupa dhe të vjellat
Toksina vepron edhe në traktin e tretjes, mirëpo shpesh i përcjell edhe humbja e oreksit si edhe dobësimi si shenjë e sëmundjes.
- Ndjenja e të ftohtit
Një ndër pasojat e sëmundjes së veshkave janë anemia dhe dobësimi i qarkullimit të gjakut, të cilat shkaktojnë ndjenjat e të ftohtit dhe të dridhura.
- Mbushja me frymë dhe lodhja
Shkaktari më i shpeshtë janë anemia dhe ënjtja e mushkërive, për shkak se në gjak ka gjithnjë e më pak oksigjen.
- Dhembja e përsëritur në shpinë
Në disa raste dhembja është më e vogël, ndërsa në disa të tjera më e theksuar. Gjithsesi duhet kërkuar ndihma e mjekut nëse dhembja përsëritet në pjesën e poshtme të shpinës dhe anash.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.