Psikologët thonë se kur njëri nga prindërit vuan nga çrregullime të personalitetit, sfida për fëmijët është dyfish edhe më e vështirë. Veçanërisht, kur bëhet fjalë për nënën. Si ta kuptojmë nëse nëna jonë vuan nga një çrregullim i tillë?
- Ajo ka tendencë për ta ndarë familjen
Ajo do gjithnjë të ndihet e rëndësishme dhe në momentin e parë që ti nuk e përfshin diku, do të shkojë kundër teje. Nëse keni motër ose vëlla, ajo mund të arrijë deri aty sa të thotë gjëra që do t’ju vënë kundër njëra-tjetrës.
- Përdor gjithnjë teknikën e heshtjes
Taktika e heshtjes është shumë e përdorur për njerëz që duan të ndëshkojnë dhe kontrollojnë. Një metodë e tillë përdoret më tepër nga nënat që kanë probleme me personalitetin e tyre. Diçka të tillë mund ta vini re kur ju i thoni se është gabim dhe zgjidhni të mos ndiqni këshillën e saj.
- Nuk “i njeh kufijtë”
Nënat që vuajnë nga çrregullimet e personalitetit nuk njohin limite. Nuk ekziston diçka e tillë si privatësia për to. Ajo do të dijë çdo gjë rreth jetës tënde. Ti duhet ta dish këtë për të vendosur disa kufij, në të kundërt, do të ndihesh e manipuluar, e futur në kurth dhe gjithë kohës nën presionin e kontrollit.
- S’bën gjë tjetër përveçse të kritikojë!
Nëse je rritur me një nënë që kritikon ose kontrollon vendimet e tua, ti kurrë s’do mësosh të kesh besim tek vetja.
- Ndjenjat e saj vijnë para kujtdo tjetër
Nëse nëna jote bën gjëra që bien ndesh me instinktet e mëmësisë, me siguri ajo ka probleme. Në një moment ti e sheh që është xheloze për ty, përpiqet të të konkurrojë dhe ta vendosë rehatinë e saj para tëndes. Këto nuk janë shenja të një marrëdhënieje normale nënë-bijë.
Të gjitha që përmendëm më lart,nuk e bëjnë nënën tuaj “njeri të keq”, por padyshim një person që ka nevojë për ndihmë. Ju s’mund të bëni asgjë për ta ndryshuar, kurse ajo po!
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.