Këshilla & Arsye

June 15, 2019 | 8:34

Simptomat që tregojnë se vuani nga depresioni i verës

Ka disa njerëz që nuk e pëlqejnë stinën e verës. Ky mospëlqim i tyre mund të rezultojë në simptoma më serioze si mbyllje në vete, trishtim etj. Në këto raste bëhet fjalë për depresionin e verës, që nuk duhet marrë lehtë dhe nuk duhet lënë pa trajtuar.

Nuk ju pëlqen vera? Nuk mund të duroni nxehtësinë? A ju bën keq dielli i fortë? Nëse po, mund të përjetoni një lloj depresioni të verës që në fakt mund të jetë mjaft serioz. Ka një emër për të dhe më e rëndësishmja, ka një mënyrë për ta trajtuar atë. Quhet çrregullimi afektiv sezonal veror, ose mërzitja verore. Nëse ky term tingëllon pak i njohur, ndoshta keni dëgjuar tashmë për dëshpërimin e dimrit.

Dr. Norman E. Rosenthal, një studiues, autor dhe profesor klinik i psikiatrisë në Universitetin Georgetown të Mjekësisë në Uashington, ishte i pari që identifikoi këtë çrregullim 35 vjet më parë.

“Pasi morëm vesh formën e çrregullimeve emocionale sezonale të dimrit, shpejt u bë e dukshme se kishte një pakicë të konsiderueshme të njerëzve që vuanin në verë në një mënyrë analoge”, tha Rosenthal.

“Këta njerëz e  identifikojnë verën si një kohë me vështirësi të veçantë për ta”, shtoi ai. “Ata janë jofunksionalë, nuk mund ta kryejnë punën e tyre. Ata luftojnë, nuk i shijojnë gjërat. Kanë simptomat klasike të depresionit. ”

Trishtimi i verës mund të jetë serioz

Rosenthal paralajmëron se trishtimi i verës nuk duhet të merret lehtë. “Është një gjendje serioze. Kur krahasuam verën dhe dimrin, gjetëm se njerëzit që vuanin depresionin në verë flinin më pak, hanin më pak dhe kishin më shumë gjasa të kryenin vetëvrasje”, tha ai.

Pra, si e dini nëse keni këtë çrregullim të verës?

“Versioni veror i depresionit sezonal është mjaft i rrallë, rreth 10% e të gjitha rasteve të depresionit sezonal. Kjo do të thotë se do të përjetohet nga më pak se 1% e popullsisë. Simptoma të tilla si nervozizëm, vështirësi në gjumë mund të karakterizojnë shqetësimin në humor në versionin veror të depresionit sezonal”, tha ai.

Si trajtohet trishtimi i verës?

Pacientët me depresionin e dimrit trajtohen ndonjëherë me terapinë e dritës. Rosenthal thotë, për fat të keq, nuk ka terapi të ngjashme për ata që përjetojnë depresionin e verës. Ai thotë se pacientët e tij në fillim provojnë gjërat që mund të bëjnë vetë. Banjot dhe dushe të ftohta, ndezja e kondicionerit, qëndrimi në ambiente të mbyllura, mbajtja e syzeve të errëta, janë vetëm disa prej tyre.

“Por shumica e njerëzve me këtë problem mbështeten në mjekësi,” tha Rosenthal. “Disa nga njerëzit e mi, fillojnë antidepresantët që në mars, kur janë shenjat e para të simptomave. Unë përpiqem t’i kap ato sa më herët për të parandaluar depresionin e verës”.

Çfarë e shkakton depresionin e verës?

Ekzistojnë disa teori, por deri më tani, hulumtuesit nuk kanë përgjigje të forta. “Ka teori për rolin që një nivel i reduktuar i hormonit të melatoninit që rregullon gjumin mund të luajë rol në depresionin sezonal të verës”.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top