Këshilla & Arsye

September 3, 2019 | 10:03

Simptomat që tregojnë se vuani nga ulcera në stomak

Ulcerat e stomakut, njohur ndryshe si ulcera gastrike janë plagë të dhimbshme që shfaqen kur dëmtohet apo hollohet shtresa e trashë e mukusit që mbron stomakun nga lëngjet e tretjes me natyrë acidike.

Kur këto acide tretëse arrijnë indet e stomakut, shkaktojnë plagë, gërryerje të cipës së stomakut dhe shumë dhimbje. Ulcera e stomakut mund të kurohet lehtë, por mund të përkeqësohet shumë shpejtë dhe në mënyrë shumë të rëndë pa trajtimin e duhur mjekësor.

Simptomat e ulcerës së stomakut:

  1. Të vjella ose jashtëqitje me gjak

Nga plagët e ulcerës mund të rrjedhë gjak dhe kjo mund të shkaktojë të vjella në ngjyrë kafe të errët me gjak, ose jashtëqitje jo normale me ngjyrë të zezë, e cila mund të jetë treguese e gjakut të tretur.

  1. Ndjesia e një barku të rënduar

Nëse keni ndjesinë e barkut që ju rëndon, sikur të keni pirë një sasi të madhe uji shumë shpejt, duhet të bëni një vizitë, pasi kjo shenjë është gjithashtu treguese se mukoza dhe funksionet e stomakut nuk janë optimale.

  1. Urth

Nëse keni një ndjesi djegëse në kraharor apo ndjeni që lëngjet e stomakut t’ju kthehen në ezofag, kjo mund të jetë shenjë e këtij problemi shëndetësor. Simptoma të tjera, të tilla si gromësimat, fryrja ose ndjenja e përhershme e ngopjes, gjithashtu mund të jenë shenjë e ulcerës së stomakut.

  1. Ndjesia për të vjellë

Për shkak të çekuilibrit të lëngjeve të tretjes, me siguri do të keni ndjesinë e të vjellit, madje që në mëngjes me stomakun bosh!

  1. Dhimbje stomaku

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, dhimbja e stomakut, është simptoma më e zakonshme e ulcerës së stomakut, e cila është zakonisht një ndjesi dhimbjeje, e shurdhër dhe djegie në zonën e mesit të barkut. Dhimbja zakonisht është më e fortë midis vakteve dhe gjatë natës, kur acidi është sekretuar në stomak dhe nuk ka ushqim për të vepruar si një ‘përthithës’.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top