Këshilla & Arsye

April 17, 2017 | 18:39

Sindroma e Apnesë në gjumë: shkaqet, shenjat dhe kurimi

Sindroma e Apnesë në gjumë është një shqetësim mjaft i përhapur, ku frymëmarrja e pacientit ndërpritet një ose më shumë herë përgjatë gjumit. Pauzat mund të zgjasin pak sekonda deri në disa minuta. Mund të jetë edhe më shumë se 30 minuta. Zakonisht frymëmarrja rinis, në disa raste dhe me gërhitje të zhurmshme. Apnea në gjumë zakonisht është një patologji kronike (e vazhdueshme) e cila prish gjumin dhe frymëmarrja ndërpritet ose ngadalësohet shpesh, ku pacienti kalon nga gjumi i thellë në një gjumë më të ndjeshëm.

apnea-ostruttiva

Apnea në gjumë është një shqetësim që godet një numër gjithnjë e më të shumtë njerëzish. Ky shqetësim ka një emër specifik: sindroma e apnesë, bllokuese e gjumit (OSAS). Shenjat e saj janë të qarta dhe të njohura. Rezultati është se gjithnjë e më shumë njerëzit zgjohen të lodhur, agresivë, nervozë dhe të dobët.

Pa llogaritur dëmet afatgjata të shkaktuara nga një gjumë i shqetësuar, përveçse dëmet “pasive” shkaktuar atyre që flenë me persona që vuajnë nga çrregullime të tilla.

Shenjat

Shenjat që lidhur me Apnenë shfaqen gjatë gjumit. Ndër simptomat më të dukshme, sigurisht që dallohet edhe ndjeshëm, është gërhitja e rëndë, në mënyrë të vazhdueshme, çdo natë, intensive dhe pa ndërprerje. Gjithashtu, një tjetër “spiun” i Apneas në gjumë është edhe të shkuarit në banjo shumë shpesh gjatë natës. Një tjetër sinjal, por ende i pavërtetueshëm, është dhimbja e kokës në mëngjes. Në fund, shenja të apnesë në gjumë mund të jenë edhe reduktimi i libidos (epshit), i cili ndikon në mosfunksionimin erektiv te meshkujt.

Pasojat

Pasojat e Apnesë në gjumë, jo të diagnostikuara dhe patrajtuara janë të shumta. Konfirmimin e ka bërë një studim i Spitalit të Mushkërive në Itali (AIPO).Pasojat e një gjumi të trazuar dhe ndërprerja e tij nga Apnea nuk janë të papërfillshme. Studimi konfirmon për një rrezik të madh vuajtjesh që lidhen me: hipertensionin, diabetin, sëmundjet koronare, iktusin, arteriosklerozën, yndyrën në mëlçi dhe probleme të syrit. Dhe, sigurisht, një përkeqësim të ndjeshëm në cilësinë e jetës.

dhembeÇfarë të bëjmë?

Kur dyshoni për Apnenë në gjumë, është e rëndësishme që të konsultoheni menjëherë me mjekun, dhe pastaj të adresoheni në një qendër përgjegjëse (qendër mjekësore për gjumin ose njësi të pneumologjisë).

Në fakt, sipas sondazheve të fundit, vetëm 10% e atyre që vuajnë, dalin me një diagnozë të qartë sipas shenjave të sindromës Apnea në gjumë. Kjo sindromë diagnostikohet me siguri vetëm përmes testimit të polizonografisë.

Ky i fundit është testimi diagnostikues, në gjendje të identifikojë ekzistencën dhe shtrirjen e Apneas në gjumë, duke vënë në dukje ndryshimet neurofiziologjike dhe karakteristikat kardiovaskulare të çrregullimit. Polizomnografia mund të kryhet në shtëpi me një instrument të lëvizshëm, i cili zbulon parametrat e përmendura më lart, si në laborator, me vëzhgim të vazhdueshëm.

maxresdefault

Kurimi

Kurimi i Apneas në gjumë bëhet në mënyra të ndryshme, në varësi nga shkaqet. Kurimi, zakonisht nis nga ndryshimi i stilit të jetës (në thelb, pranimi i zakoneve të shëndetshme: reduktimi ose eliminimi i duhanit dhe alkoolit, më shumë aktivitetit fizik dhe darka të lehta) deri në përdorimin e aparateve ortodontike ose pajisjeve të frymëmarrjes.

 Përgatiti O.T

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top