Sëmundja më e madhe e shekullit: Sindroma e Piedestalit. Sa njerëz njeh që janë aq plot me veten sa janë edhe bezdisës? Shumë, apo jo? Të kesh vetëvlerësim të madh sigurisht që është një avantazh. Problemi shfaqet kur ky vetëvlerësim zmadhohet dhe në planin afatgjatë bëhet një nderim i vërtetë i vetvetes.
Vendosja se kush jemi dhe sa e duam njeri-tjetrin nuk duhet të jetë një shfaqje e tepruar e vetvetes ose e jetës së dikujt. Kush është i kënaqur me veten e tij shkëlqen edhe pa u shfaqur. Nevoja për t’u dukur fsheh një personalitet paradoksalisht shumë të pasigurt. Të kesh vazhdimisht nevojë të tregosh se kush je dhe çfarë bën në jetë, do të thotë të mos kesh mjaftueshëm për veten tënde.
Shpesh njerëzit me këtë sindromë nuk shohin përtej hundës së tyre dhe i përdorin të tjerët vetëm për t’u ndier më mirë dhe në paqe me veten e tyre. Ata janë njerëz që nuk kujdesen për njerëzit ose për ato që mund të mendojnë në të vërtetë. Qëllimi i tyre i vetëm është të tregojnë se sa më mirë janë ata se të tjerët, në çdo mënyrë dhe me çdo kusht.
Asnjëherë mos u besoni njerëzve me këtë sindromë. Ata nuk dinë të duan, përveçse në sajë të avantazhit të tyre. Për sa kohë që ju jeni atje për t’i kujtuar ata se sa bukur dhe mirë krahasoheni me të tjerët – madje edhe në krahasim me ju – gjithçka do të shkojë mirë, por mjerë ju nëse kundërshtoni. Do të bëheni armiku i tyre i betuar.
Kujdes duhet të tregohet me këta njerëz. Në fillim ata mund të jenë mjaft të këndshëm. Ata janë të mirë në anashkalimin e njerëzve duke i bindur ata se janë të shkëlqyeshëm dhe të veçantë. Në planin afatgjatë situata bëhet e rëndë dhe shpesh, kur hyjnë në lojë ndjenjat është e vështirë të dalësh.
Burimi / https://www.curiositadallarete.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.