Në fokus

January 23, 2019 | 8:20

Sindroma “Wendi” apo e “Ndihmës së Shpejtë”: Pse disa njerëz harrojnë veten për të tjerët, duke u vetëdëmtuar pa dashur emocionalisht

Frika për t’u refuzuar dhe frika për t’u braktisur, janë shkaqet kryesore që i bëjnë njerëzit të bëjnë gjithçka për të kënaqur të tjerët, veçanërisht partnerin e tyre, shpesh duke shkuar përtej kufijve të racionalitetit. Kjo është ajo që njihet si “Sindroma Wendy” e njohur edhe si “Sindroma e Ndihmës së Shpejtë”, një kompleks i sjelljeve dhe ndjenjave që shoqërohen gjithashtu me sindromën e njohur “Peter Pan”.

aiutare-gli-altriLe të flasim më në brendësi për raportet sjellore me të tjetë, ndikimi që kjo sindromë ka në thelb jo thjesht altruizmin, por shumë më tepër se kaq.

Kjo sindromë nxit subjektin t’i kushtojë të gjithë vëmendjen të tjerëve, duke lënë mënjanë mirëqenien e tij. Ky fenomen kurioz ndikon jo vetëm në mirëqenien e personit në fjalë, por edhe atë të personave të dashur për të.

Duke u kujdesur për nevojat e të tjerëve, personi i cili shfaq shenjat e sindromës së “Ndihmës së Shpejtë”, vë në plan të dytë mirëqenien e tyre. Për më tepër, jo vetëm që shqetësohet për nevojat e të tjerëve, por gjithashtu fiton një shkathtësi kurioze në t’i parashikuarit ato. Për këtë arsye, njerëzit rreth tij janë qendra e botës së tij.

cuidarKush është prekur nga sindroma e “Ndihmës së Shpejtë”, u jep aq shumë të tjerëve saqë përfundojnë duke harruar veten.

Karakteristikat e sindromës së “Ndihmës së Shpejtë”

Lidhja me të tjerët, duke marrë përgjegjësi për problemet e tyre, është një mënyrë e mirë për t’u kujdesur për jetën shoqërore dhe për të forcuar marrëdhëniet ndërpersonale. Por kini kujdes: çdo mbështetje, përkrahje, nëse shkon në ekstreme, mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme.

Ja disa karakteristika tipike të njerëzve që vuajnë nga sindroma e “Ndihmës së Shpejtë”:

1. Harrojnë dëshirat dhe nevojat personale

Personat me këtë sindromë janë ata që japin aq shumë ndaj të tjerëve saqë harrojnë nevojat dhe shqetësimet personale, duke vënë në plan të dytë çdo dëshirë që nuk ka bazën e “t’u bësh mirë të tjerëve”. Kjo mund të jetë veçanërisht e dëmshme për kë mban këtë qëndrim: është vërtet e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që dikush të mos nxitojë për të kënaqur nevojat e atij që ka nevojë.

sindrome-de-wendy-700x441

2. Nuk presin asgjë nga të tjerët

Ky sindrom mbështetet në një pikë të caktuar: flasim për një mënyrë veprimi që mund të llogarisë një numër të pafund të rezultateve pozitive sociale. Gjithashtu është edhe për njerëzit që japin pa pranuar/ asgjë në këmbim.

Kjo mungesë “kërkese” ndaj të tjerëve i bën ata shumë të ndryshëm nga njerëzit toksikë, të cilët ofrojnë diçka ose bëjnë favore për të manipuluar apo për të marrë atë që duan nga të tjerët. Ata e preferojnë vetëm kur kanë nevojë për diçka, ndryshe nga personi i sindromës “Ndihma e Shpejtë”.

3. Janë persona zemërmëdhenj

Një person “Ndihma e Shpejtë” ka tendencë të ngatërrojë altruizmin. Edhe pse bujaria është pozitive, përkushtimi i tij ekstrem e bën atë veçanërisht të pambrojtur ndaj njerëzve manipulues, të gatshëm për të shfrytëzuar altruizmin e saj për interesat e veta.

sindrome-della-crocerossina4. Janë njerëz shumë të dobishëm

Individët me sindromën “Ndihma e Shpejtë” manipulohen lehtësisht. Gjithashtu, ata mund të sëmuren kur nuk gjejnë nevojën për të kënaqur dikë tjetër. Ky është pikërisht momenti kur ata ndihen të humbur apo ndihen të pavlerë. Duhet të mendojmë se vetëvlerësimi i tyre ndikohet lehtësisht nga shkalla e ndihmës që mund t’u japin të tjerëve.

Një nga shkaqet e sëmundjes së njerëzve që janë “Ndihmë Shpejtë” është se nuk gjejnë dikë që të “shpëtojnë”.

ancianos

Si ta kalojmë sindromën e “Ndihmës së Shpejtë”?

Për të rritur vetëvlerësimin tuaj dhe të filloni t’i jepni përparësi nevojave tuaja, mund të përshtatni disa strategji të thjeshta:

Nëse ju kërkohet një nder, mendojeni mirë përgjigjen. Reflektoni se çfarë ju duhet për t’u marrë me atë që ju kërkon nder dhe vlerësoni koston e këtij kompromisi.

 Nëse doni të thoni jo, bëjeni. Kjo është pjesa më e vështirë, por nëse tregoheni të fortë dhe plot besim dhe nëse i shfaqni arsyet tuaja, askush nuk do të ndihet i mërzitur nga pozicioni juaj.

 Braktisni ndjenjën e fajit. Edhe pse ndjenja e fajit ju pengon t’i thoni “Jo” dikujt, duhet të mendoni për atë që është më e mira për ju.

Nëse identifikoheni me karakteristikat e përshkruara më sipër, mbani mend se përparësia juaj është të kënaqni dëshirat dhe nevojat tuaja, dhe vetëm ju mund ta bëni. Nëse të tjerët nuk e kuptojnë atë që na nevojitet apo thjesht nuk mund të na ndihmojnë, është një anë e jona që vetëm ne mund ta kënaqim, për të mirën tonë emocionale. Në fund, sindroma e “Ndihmës së Shejtë” nuk është gjë tjetër veçse një formë e tërthortë e varësisë.

 

 

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi: lamenteemeravigliosa.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top