Mirëqenie

June 28, 2019 | 9:48

Sipas dermatologëve këto janë ushqimet që parandalojnë shfaqjen e rrudhave

Sipas dermatologëve, të pasurit një lëkurë të pastër dhe të mirë, padyshim që mbështetet tek një dietë e shëndetshme e pasur me lëndë ushqyese. Ndërsa plakja është një proces i natyrshëm që nuk mund t’i shmangemi, lufta kundër rrudhave sa vjen dhe bëhet më e vështirë. Më poshtë ju rendisim, disa prej ushqimeve, që ju ndihmojnë t’i mbani rrudhat sa më larg, dhe njëkohësisht të trajtoni lëkurën dhe shëndetin tuaj. Kur bëhet fjalë për luftën ndaj plakjes së parakohshme, parandalimi është gjithmonë më i mirë se kurimi. Rrudhat kryesisht shkaktohen nga dëmtimi prej diellit dhe humbja e proteinave si kolagjeni dhe elastina.

Dëmi ndaj diellit ndodh kur rrezet UV godasin lëkurën, duke ndikuar në prodhimin e kolagjenit dhe elastinës. Për më tepër, këto rreze gjithashtu inkurajojnë prodhimin e radikaleve të lira, të cilat më pas prehen në lëkurë. Kjo mund të shmanget duke praktikuar kujdes të veçantë ndaj diellit, i cili përfshin përdorimin e kremit mbrojtjes ndaj diellit. Farërat dhe arrat janë ushqime të mbushura me minerale të bollshme, vitamina dhe lëndë ushqyese. Nëse nuk jeni duke ngrënë mjaftueshëm nga këto, atëherë është koha t’i shtoni ato në konsumin tuaj të përditshëm.

Teksa plakemi, lëkura natyrisht humbet fortësinë dhe elasticitetin e saj. Megjithatë, faktorë të tjerë që mund të përshpejtojnë këtë proces përfshijnë ndotjen, pirjen e duhanit, stresin dhe dehidratimin. Fatmirësisht, ka ushqime të pasura me antioksidantë dhe lëndë ushqyese që mund të ndihmojnë në reduktimin e efekteve të radikaleve të lira dhe kështu parandalojnë formimin e rrudhave. Një burim i madh i yndyrave të shëndetshme është padyshim avokado. Avokado është e pasur me vitaminë E, ushqyese ndaj lëkurës, e cila jo vetëm që ndihmon në reduktimin e plagëve dhe dëmtimeve, por gjithashtu lufton radikalët e lirë, duke parandaluar kështu formimin e rrudhave.

Nëse ka një grup ushqimesh jashtëzakonisht të lartë në antioksidantë, janë padyshim manaferrat. Duke qenë të pasura me vitamina, manaferrat janë ushqimet perfekte në luftimin e rrudhave. Jo vetëm që luftojnë radikalët e lirë, por gjithashtu promovojnë rigjenerimin e qelizave të reja të lëkurës.

Vaji i ullirit gjithashtu mund të luajë një rol të rëndësishëm në parandalimin e plakjes së parakohshme, pasi është i lartë në yndyrna dhe kjo e lejon atë të mbajë lëkurën të hidratuar, duke parandaluar krijimin e rrudhave tek lëkurat e thata. Përveç kësaj, vaji i ullirit është gjithashtu i pasur në vitamina E dhe A, tepër të rëndësishme, jo vetëm për lëkurën por edhe për organizmin. Së fundmi, ju rendisim salmonin, i cili është mjaft i pasur në vitamina dhe kryesisht në omega 3, duke i dhënë lëkurës shkëlqim dhe jetëgjatësi.

 

 

Burimi / http://www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top