Dëshmi

September 9, 2019 | 11:01

Siri, fëmija e mendon kamerën për armë dhe “dorëzohet” tek fotografi

Në vitin 2014, sipas të dhënave të poseduara nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, lufta civile në Siri shkaktoi vdekjen e 76,000 njerëzve, nga të cilët më shumë se 3.500 fëmijë. Që nga fillimi i konfliktit, në vitin 2011, rreth 206,000 individë kanë vdekur deri më tani. Në një vend me kaq shumë të vrarë është e mundur që një fëmijë të ngatërrojë lentet e një aparati profesional me tytën e një pushke dhe të ngrejë duart në shenjë dorëzimi.

Kjo gjë ndodhi me Hudean, një fëmijë 4-vjeçar sirian, kur fotografi Osman Sagirli ishte në kampin e refugjatëve të vendosur në Atmeh. Duart e ngritura dhe fytyra e trishtuar ishte imazhi i vajzës që u shpërnda në 24 Mars në Twitter nga gazetarja Nadia AbuShaban. Pas disa ditësh kjo foto u shpërnda më shumë se 10,000 herë.

Në internet u kërkua që të gjendej autori i fotografisë. Kështu u zbulua se fotoja ishte bërë nga Osman Sagirli në dhjetor 2014, dhe u botua për herë të parë nga gazeta turke Türkiye në janar 2015, për të cilën ai ka punuar për 25 vjet.

BBC e kontaktoi atë për të zbuluar nëse tregimi “prapa” këtij imazhi ishte i vërtetë. Dhe ai e konfirmoi: “Atë ditë isha duke përdorur një lente telefoto dhe fëmija mendoi se ishte armë – thotë fotografi – e kuptova menjëherë që ajo ishte e frikësuar, pasi në kushte normale, fëmijët fshehin fytyrat ose buzëqeshin kur shohin një aparat fotografik”.

Hudea, vajza që ishte protagonistja e fotos, kishte mbërritur në kampin Atmeh – rreth 10 km larg kufirit turk – me nënën e saj dhe dy vëllezërit pas një udhëtimi prej 150 km.

 

 

Burimi / https://www.howtodofor.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top