Alma Lasers që prej themelimit të saj në Izrael në 1999 ka qenë në krye të teknologjisë estetike dhe mjekësore, duke mbajtur pishtarin e revolucionit në arena të ndryshme në mbarë botën, të vendosur për t’u bërë lider në tregun ndërkombëtar dhe jo vetëm atë Izraelit. Sot “Alma Lasers” është një nga 3 kompanitë udhëheqëse në botë që ofron sisteme të bazuara në energji, si lazer, radio-frekuenca dhe ultrasounds për fushën estetike dhe mjekësore.
Kjo kompani beson fort në fuqinë e shkencës, duke ripërkufizuar industrinë përmes një dëshire të pafund për te ripërtërirë dhe për të çuar përpara industrinë globale. Sistemet “Alma Lasers” mbulojnë një gamë të gjerë: Trajtime mjekësore&estetike, epilimin përfundimtar me lazer, rimodelim të lëkurës, eliminim të akneve dhe shenjave, djersitjen e tepërt, psoriasis, vitiligon, konturimin e rimodelimin e trupit dhe fytyrës, eliminim të celulitit, strijat e lëkurës, lëkurës, heqjen e tatuazheve, mykun e thonjve, Carbon Peel, trajtime kirurgjikale, tharjen vaginale, infeksionet e përsëritura, ngushtimin dhe rigjenerimin vaginal, problemet e menopauzës, rehabilitimin pas lindjes, inkontenencën urinare, trajtime dhe ndërhyrje për ORL, liposucioni, heqjen e lëkurës së varur dhe venat varikoze.
Një nga veçoritë më të mira të sistemeve “Alma Lasers” është se janë të programuara në mënyrë të tillë që të mos e lejojnë mjekun të shkaktojë dëmtime apo djegie tek pacientët pasi energjia dhe kohëzgjatja vendoset nga pajisja dhe jo nga mjekët.
Sa e guximshme është për një femër të merret me biznes?
Kur guxon të jesh sipërmarrës, të përdorësh fuqinë tënde në funksion dhe në shërbim të vizionit tënd, atëherë bëhet gjithnjë e më pak i rëndësishëm fakti se me çfarë frike apo sfidash do të duhet të përballesh. Kjo forcë, kurajë, të bën më shumë konfidente se mund t’ia dalësh. Praktikisht, në biznes duhen bërë gjërat që mendon se nuk mund t’i bësh.
Më pëlqen shumë një shprehje e Mary Anne Radmacher që thotë: Guximi nuk ulëret gjithmonë. Ndonjëherë guximi është zëri i qetë në fund të ditës që të thotë, “Do të provoj përsëri Nesër”. Por, për të thënë të vërtetën, në këtë realitetin tonë në Shqipëri, gjërat komplikohen pak më shumë, sepse nuk ka një rregull, një linjë mbi të cilën funksionojnë. Megjithatë, në fund të ditës është e rëndësishme që të ndjekim ëndrrat tona, dhe në këtë vendin tonë të vogël, unë kam takuar shumë gra dhe vajza që nuk janë dorëzuar dhe kanë ngritur biznese të suksesshme apo i drejtojnë ato dhe për këtë jam shumë e lumtur.
Si e keni gjetur veten në këtë sipërmarrje?
Gjithmonë kam menduar se ajo çfarë dua të bëj në jetë është të drejtoj një sipërmarrje timen dhe për këtë kam nisur të punoj që thuajse 20 vjeç. Kam pasur shumë fat në fakt sepse në punën time të parë, e cila ishte edhe e fundit, kam udhëtuar shumë dhe kam qëndruar gjithmonë pranë njerëzve nga të cilët kam marrë shumë dije dhe frymëzim por, në mendjen time vërtitej gjithmonë ideja e kahershme për të ngritur një sipërmarrje timen. Në vitin 2011 duke diskutuar me të dashurin tim (tashmë bashkëshorti) ai po më tregonte dëshirën e tij për të ngritur një kompani që do të ofronte aparatura mjekësore dhe servisin cilësor të tyre për tregun shqiptar. Dhe aty nisi e gjitha. Bashkuam ëndrrën e tij për të sjellë një risi në tregun shqiptar dhe dëshirën time për të bërë biznes. Prej 7 vjetësh vazhdojmë të funksionojmë po njësoj, duke mbështetur njëri-tjetrin në çdo sfidë, por edhe duke shijuar gjithë kënaqësinë që na ka falur kjo punë.
Cila është aparatura më e veçantë që keni sjellë?
Portofoli i “Alma Lasers” është shumë i gjerë, sepse përfshin aplikimet estetike dhe ato mjekësore, kirurgjikale, por do të veçoja “Lazerin Femilift” që është një shpikje e “Alma Lasers”, dedikuar për jetën intime të grave dhe vajzave. Ky lazer bën të mundur rigjenerimin vaginal, ngushtimin e vaginës, zbardhjen e gjithë zonës intime, duke i ridhënë rininë, rimodelimin e labiave në mënyrë mini-invazive (pra pa qenë e nevojshme të kryesh labia-plastinë), shëron inkontenencën urinare nga e cila vuajnë 1 në 3 gra, shëron infeksionet vaginale, trajton traumat pas lindjes, sindromat post menopauzë e shumë shërbime të tjera që deri më tani ka qenë e dhimbshme dhe e kushtueshme. Kjo aparaturë u jep mundësinë të gjithë zonjave, por edhe vajzave që kanë probleme të jenë konfidente për intimitetin e tyre dhe të shijojnë feminilitetin pa asnjë droje.
Cilat janë ambiciet e radhës?
Plani im afatshkurtër është të zhduk të gjithë pajisjet kineze që ofrohen si teknologjia e fjalës së fundit në Shqipëri. Përtej shakave, do të doja shumë që jo vetëm bizneset, por edhe vetë konsumatori përfundimtar të ndërgjegjësohej në lidhje me cilësinë e shërbimit që pranon të marrë. Kur vjen puna tek shërbimet mjekësore dhe estetike nuk duhen bërë kompromise. Shpresojmë që në Tiranë shumë shpejt të hapim klinikën “Alma Care” e cila do të jetë e pajisur vetëm me pajisje “Alma Lasers”, ku do të ketë mjek shqiptarë dhe izraelit dhe shpresojmë që pjesë të saj të bëjmë edhe estetisten e VIP-e Mimi Luzon.
Ne si “Sollaku Group” kemi sjellë gjithnjë aparatura që kanë të gjithë çertifikimin e nevojshëm, dhe që kanë si prioritet, mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit. Janë sisteme ndër më të përzgjedhurat e mjekëve dhe klinikave më në zë në Europë dhe gjithë botën. Ruajtja e këtij standardi është edhe qëllimi ynë parësor në të gjithë aktivitetin që kryejmë.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 137
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.