Në fokus

December 23, 2019 | 11:01

Sjellja psikologjike dhe emocionale

Sjellje psikologjike do të thotë që personaliteti mund të shpjegohet nëpërmjet një sjelljeje që është gjithmonë e vëzhgueshme. Në vitin 1912 Watson zhvilloi për herë të parë konceptin e “Psikologjisë Sjellore”, pa teorinë e përgjithshme që përfshin sjelljen psikologjike.

Skinner zhvilloi teorinë me formulimin e biheviorizmit radikal. Përqasjet më të fundit të Arthur Staats flasin për një sjellje psikologjike, e njëjta që thekson personalitetin dhe botën e brendshme të një njeriu. Staats ishte i pari që propozoi se personaliteti përbëhet nga një repertor sjelljesh të mësuara që vijnë nga ndërveprimi mes ambientit, biologjisë, njohjes dhe ndjenjave. Kjo teori e personalitetit është një përbërës thelbësor i biheviorizmit psikologjik, ndaj e ndan nga teoritë e sjelljes që e kanë paraprirë.

SJELLJA PSIKOLOGJIKE DHE PERSONALITETI

Sipas teorisë së personalitetit të Staats, ka tre repertorë sjelljeje që ndihmojnë për të ndërtuar një teori të personalitetit: atë ndjesoro-motorik, konjitivo-linguistik, emotivo-gjuhësor. Në lindje, një fëmije i mungojnë të gjithë këta përbërës, por me kohën ato fitohen nëpërmjet një mësimi kompleks dhe bëhet i aftë të menaxhojë situata të ndryshme. Një individ eksperimenton jetën në bazë të bagazhit të tij dhe duke u rritur zhvillon një repertor sjelljeje bazë.

Sjellja bazë e një individi, dhe kushtet jetësore, modelojnë sjelljen e tij, që nga ana e vet do të përshkruajë karakteristikat kryesore dhe të njohura të personalitetit. Prandaj, sipas këtij modeli, biologjia ndërvepron me ambientin dhe kontribuon në formimin e karakterit të një personi. Nga ana tjetër, të sjellurit psikologjik presupozon që studimi i personalitetit është shumë i rëndësishëm dhe thelbësor.

SJELLJA PSIKOLOGJIKE DHE EDUKIMI

Sjellja psikologjike mbështet teorinë se duke u rritur fëmijët mësojnë repertorë bazë mbi të cilat janë ndërtuar të tjerë gjithnjë e më kompleksë. Kjo quhet e mësuar grumbulluese. Sipas bihejviorizmit psikologjik, ky është një lloj i mësuari ekskluziv për qeniet njerëzore. Sipas modelit të mësimit grumbullues, kur fëmijët mësojnë një repertor si gjuha, mund të zhvillojnë edhe repertorë të tjerë, si: leximi dhe gramatika. Duke nisur nga kjo, mësimi i leximit dhe i gramatikës çon në përfitimin e aftësive të tjera, edhe më të vështira dhe në rritje.

Kërkimi i Staats, i përfunduar nga fëmijët e tij, ka nënvizuar rëndësinë e prindërimit. Ka treguar se edukimi i hershëm te fëmijët, në nivel zhvillimi i gjuhës dhe konjitiv, ka sjellë një zhvillim gjuhësor për të përparuar. Shumë studime të bërë në këtë argument, në fushën e analizës sjellore mbështesin këtë teori.

SJELLJA PSIKOLOGJIKE DHE GJUHA

Staats tregon se ekziston një numër i madh fjalësh që provokojnë një përgjigje emotive pozitive ose negative, në funksion të kushtëzimit tradicional të mëparshëm. Në këtë mënyrë, përgjigjja emotive mund të transferohet në çfarëdolloj elementi me të cilin është e mundur të caktohet një lidhje. Teoria bazë e të mësuarit pjellor psikologjik pohon se fjalët emotive kanë dy funksione shtesë, shërbejnë për dënime dhe shpërblime, njësoj si për të mësuar sjellje të tjera ose edhe për të filluar një sjellje afërsie, ose në të kundërt, shmangieje. Biheviorizmi psikologjik merret me aspekte të ndryshme të gjuhës.

Nga zhvillimi i tij origjinal te fëmijët, deri te roli në inteligjencë dhe në sjelljen anormale. Jo rastësisht, mbështetet nga studime bazë dhe të aplikueshme. Për shembull, artikulli i Staats i botuar në revistën “Behaviour Therapy” në 1972 ka ndihmuar në futjen e terapisë pjellore konjitive (bazuar në gjuhë) në fushën e sjelljes.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 144

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top