Që femrat mërziten shumë dhe shpejtë, nuk është më risi. Por ekzistojnë disa gjëra që femrave i ulin egon dhe i acarojnë aq shumë sa mund të dalin nga vetja, mund të fiksohen dhe mund të bëhen si të çmendura. Ja për cilat bëhet fjalë:
Kur djali që pëlqen e sheh vetëm si shoqe. Po, po u ndodh edhe femrave, por më mirë mos ta dini reagimin.
Kur partneri nuk e prezanton siç duhet te të tjerët. Po luan me egon e saj, kjo po që lëndon.
Refuzimi seksual. Femrat mund ta bëjnë kur të duan dhe meshkujt janë mësuar, por mos e provoni kurrë t’ia bëni një femre këtë gjë.
Realiteti i hidhur. Edhe pse ajo betohet dhe stërbetohet që nuk do mërzitet, është më mirë mos të tregosh të vërtetën aq lakuriqe.
Kur meshkujt nuk bëjnë reagimin e duhur kur janë të mërzitura. Për herë të fundit çuna, mos i thoni më qetësohu partneres tuaj.
Kur nuk i dëgjon me vëmendje. Po, kur femrat flasin lini çdo punë, çdo gjë dhe vetëm dëgjoni!!!
Burimi / Bota.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.