Çdo njeri ka të mirat dhe të këqijat dhe ndonjëherë te personat që janë në lidhje apo të martuar zakonet e caktuara të këqija të partnerëve dalin në sipërfaqe edhe pse më herët nuk i kemi vërejtur.
Çdo detaj duhet t’ia tregojë patjetër nënës së vet
Jam e martuar, ndërkaq bashkëshorti çdo mbrëmje së paku 20 minuta ia tregon nënës së vet aktivitetet tona ditore, bisedat, madje edhe çfarë kam përgatitur për mëngjes, drekë dhe darkë.
I jep para vëllait pa më treguar mua
Rastësisht kam zbuluar që vëllait tim i ka dhënë një sasi të madhe parash, fshehtas nga unë dhe kur e kam pyetur më ka thënë që fjala është për hua, sepse nuk po i ecin punët mirë.
Sillet si adoleshent kur është me miqtë
Nuk ka zakon të më marrë në telefon, injoron thirrjet e mia dhe sillet sikur nuk ka grua. Për këtë shkak lidhja jonë është e palumtur dhe plot grindje.
Kur grindemi përmend gabimet nga e kaluara
Kurdo që debatojmë, përmend ndonjë situatë nga e kaluara. Njëherë madje më ka kritikuar madje për diçka nga e kaluara kur sapo patëm filluar të takoheshim. Kjo më çmend!
Kontrollon telefonin tim
Vazhdimisht merr telefonin tim dhe e kontrollon. Ai nuk e kupton që nuk jam e detyruar të ndaj më të çdo imtësi nga jeta ime.
Kam të drejtë për privatësinë time
Pas 7 vitesh martesë nuk e vret më mendjen për mua. Nuk më pyet kur planifikon diçka, vetë merr vendime dhe vetë tregon kur çdo gjë merr fund.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.