Është shumë ironike pasi në një marrëdhënie supozohet të marrim dashuri, kujdes dhe mbështetje, por ndonjëherë përfundojmë duke u kontrolluar si lodër nga partneri. Është e rëndësishme ti dini mirë truket më të zakonshme të manipulimeve dhe mënyrave se si t’i rezistoni atyre. Hidhini një sy 6 prej tyre!
- Ju keni gjithmonë faj.
Manipuluesit kanë një aftësi të përbashkët: janë të shkëlqyeshëm për t’ju bërë të ndiheni fajtore çdo herë, edhe atëherë kur nuk keni fare faj. Ekspertët sugjerojnë t’i ndiqni këto këshilla për t’i rezistuar manipulimeve të tilla:
- Kuptojeni se partneri po përpiqet t’ju kontrollojë.
- Qëndroni e qetë.
- Rikujtojani atij se është i rritur dhe duhet të marr përgjegjësi për sjelljen e tij.
- Ai është gjithmonë viktima.
E kush nuk do të ndiente mëshirë për një viktimë? Kështu duan manipuluesit që ju t’i shihni ata. Jeta e manipuluesve është shumë e vështirë dhe e mbushur me mistere saqë duhet të ndieni mëshirë për fatkeqësitë e tyre. Manipuluesit e përdorin këtë truk për të kërkuar favore ose kur janë duke shmangur përgjegjësi të ndryshme. Nëse e vëreni se partneri shpeshherë ju ‘ushqen’ me histori emocionale për fatkeqësitë e tij në jetë, atëherë ai mund të jetë manipulues.
- Ju bëjnë presion
Manipuluesit ju bëjnë presion të merrni vendime shpejt, sepse kështu s’mund t’i mendoni mirë gjërat. Psikologët këshillojnë të mos merrni vendime të menjëhershme, por të gjeni kohë dhe t’i mendoni mirë gjërat para se të merrni vendime të çfarëdoshme.
- Problemet e tua? Asnjëherë s’kam dëgjuar për to!
Manipuluesit kanë edhe diçka tjetër të përbashkët: nuk ua ndien fare! Nëse dëshironi të flisni për problemet tuaja apo t’i ndani ndjenjat tuaja me të, partneri manipulues priret t’i bëjë këto dy gjëra:
- Ta shmangë bisedën dhe të gënjejë se është i zënë.
- Ta ndërrojë kahun e bisedës dhe të flasë për problemet e tij.
- Do vdisja pa ty!
Kjo teknikë manipuluese zakonisht quhet shantazh emocional dhe është padyshim më e ndyra dhe më egoistja nga të gjitha. Manipulatori luan në ndjenjën tuaj të frikës dhe fajit, duke imponuar përgjegjësinë për jetën dhe shëndetin e tyre për ju. Me fjalë të tjera: “Do të vrisja veten nëse do të ndahesh me mua”-thotë ai.
- Përdorin marifete të ndryshme!
Manipuluesit e bëjnë këtë gjë për të marrë atë që ata duan nga ju. Ata ekzagjerojnë një kërkesë në një masë të madhe dhe pastaj e ndjekin atë me kërkesën e tyre reale, në dukje më të vogël.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.