Sjelljet toksike kanë tendencë të thithin energjinë dhe të lënë gjurmë negative jo vetëm në ditën, por dhe në jetën tuaj.
6 sjelljet e padurueshme që nuk duhet të toleroni:
Ngacmimin
Nuk ka njeri në botë që ka të drejtën të ngacmojë dikë tjeter. Askush nuk ka fuqinë t’ju bëjë të ndjeheni të vegjël, nëse nuk jeni ju ai që ua jepni këtë të drejtë.
Abuzimin fizik
Është koha të jeni hero i së ardhmes. Thuajini “JO” dhunës.
Kritikat në mënyrë të vazhdueshme
Kritikat e vazhdueshme janë toksike dhe nuk duhet të tolerohen.
Thashethemet lënduese
Thashethemet janë shpesh shpifje dhe përçmuese. Nëse jeni në kontakt të vazhdueshëm me to, dëmtoni veten dhe të tjerët.
Negativitetin
Në jetën tuaj do të takoni dy lloje njerëzish: ata që ju mbushin me negativitet, dhe ata që ju japin energji për të ndjekur ëndrrat. Shmangni llojin e parë dhe mbani pranë të dytët.
Gënjeshtrat
Nëse dikush ju mashtron një herë, turpi i mbetet atij, ama nëse dikush ju mashtron dy herë, turpi ju mbetet juve. Mos harroni, një kundërshtar i ndershëm është gjithmonë më i mirë se një mik që shtiret.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.