Një kriminel ka nevojë vetëm për 7 sekonda për të zgjedhur viktimën e tij të mundshme. Gjatë kësaj periudhe kohore, ata vlerësojnë personin që ecën në drejtimin e tyre dhe të gjitha rreziqet e mundshme. Jo çdo person mund të bëhet viktimë. Le të kuptojmë se çfarë dallimi ka midis njerëzve që kriminelët preferojnë t’u qëndrojnë larg dhe atyre që bëhen objektivi i tyre.
Më poshtë ju tregojmë gjërat që kriminelët i kushtojnë vëmendje në fillim dhe çfarë duhet të bëni për të mos u bërë objektivi i tyre.
Një studim u krye në vitet 1980 për të kuptuar se si kriminelët zgjidhnin viktimat e tyre. Psikologët amerikanë filmuan një nga rrugët e qytetit të Nju Jorkut për 3 ditë. Pastaj jua treguan videokasetat kriminelëve të dënuar për sulme ndaj njerëzve që nuk i njihnin. Kriminelëve në fjalë ju kërkua që të zhgjidhnin objektivin e tyre.
Pra, cilat lloj sjelljesh të njerëzve rrezikojnë sigurinë e tyre në rrugë?
Njerëzit që ecnin shpejt. Një ecje e shpejtë është një shenjë e një personi nervoz. Ky person është i shqetësuar për diçka dhe i pavëmendshëm ndaj atyre që e rrethojnë. Kështu, ata mund të bëhen një objektiv i lehtë. Është më mirë të ecni me një ritëm mesatar ose të ecni pak më shpejt se njerëzit e tjerë në rrjedhën e këmbësorëve. Por, duhet të jeni të përqendruar, të vetëdijshëm dhe të qetë.
Madhësia e hapave. Zakonisht njerëzit dallojnë kur përpiqen të jenë të kujdesshëm. Ata mund të kenë një flluskë në këmbë ose një lloj tjetër dëmtimi. Në këtë rast, ata janë të pambrojtur dhe nuk mund të përballojnë një sulm.
Ecje ataksike (Humbje e koordinimit te muskujve; ecje e pasigurt). Duke u lëkundur nga njëra anë në tjetrën, kërcyer apo humbur bilancin e bën ecjen tuaj të duket e pasigurt. Lëvizjet e krahëve dhe të këmbëve duhet të sinkronizohen, ndërsa ecja juaj duhet të jetë e qetë.
Lëvizje të ngadalta. Kur një person lëviz ngadalë ose mezi i lëviz këmbët, është një shenjë se energjia e tyre është afër zeros. Është e lehtë për të sulmuar këtë lloj personi, sepse ai nuk mund të të kthehet.
Kërrusja. Kriminelët e perceptojnë kërrusjen si nënshtrim. Një shpinë e mbajtur në mënyrë të kërrusur tregon një person të turpshëm dhe të dobët. Ndërsa një qëndrim i drejtë me shpatullat e ngritura dhe mjekrën lart do ta bëjë kriminelin të qëndrojë larg jush.
Duart e zëna. Kriminelët pranojnë se gratë, duart e të cilëve janë të zëna me çanta ose telefon, janë objektivat më të lehta. Nëse i mbani duart tuaja në xhepa ndërsa ecni, ju jeni duke i dhënë një krimineli avantazh kohe, sepse sekondat e para të një sulmi janë më të rëndësishmet.
Mungesa e kontaktit me sy. Një lëvizje e papritur është çelësi për një kriminel. Viktima e mundshme nuk duhet ta shohë sulmuesin e saj. Pra, mund të mbroheni duke parë direkt në sytë e njerëzve të tjerë dhe duke i bërë ata të kuptojnë se ju i keni parë.
Kufjet. Një person që nuk i dëgjon tingujt rreth tij, humb kontrollin mbi realitetin. Do të jetë e lehtë për një kriminel të të sulmojë nga prapa dhe të mbetet pa u vënë re. Për të shmangur këtë, rregulloni volumin në kufjet tuaja për të siguruar që të dëgjoni gjithçka që po ndodh rreth jush.
Sipas studiuesve, kriminelët janë më së shumti të frikësuar se mos plagosen apo kapen. Ata bëjnë çmos për të shmangur vëmendjen dhe zhurmën. Gjëja më e mirë që mund të bëjmë për të mbrojtur veten është t’i bëjmë ata të besojnë se ne nuk jemi objektiva të lehtë dhe se ne mund të luftojmë.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.