Lidhjet e mira nuk janë vetëm rastësi. Ato kërkojnë shumë përkushtim për të funksionuar suksesshëm. Kur një lidhje është e re, është emocionuese dhe e mrekullueshme. Është edhe argëtuese. Por, çfarë ndodh kur ajo nuk duket më aq e mrekullueshme, emocionuese, pasionante dhe argëtuese? Çfarë e bën një lidhje e cila është aq premtuese në fillim, të dështojë më vonë?
Ndoshta ka të bëjë me mënyrën se si silleni dhe si e trajtoni partnerin. Nëse dëshironi që ta mbani lidhjen të mrekullueshme, këto janë sjelljet që duhet t’i shmangni:
Mungesa e sinqeritetit
Kjo gjë është e madhe, por fatkeqësisht ndodh shumë shpesh nëpër lidhje dashurie. Mungesa e sinqeritetit mund të vrasë çdo lidhje, pasi vret besimin. Besimi është gjëja kyçe në çdo lidhje. Prandaj, nëse e gjeni veten se s’mund të jeni e sinqertë me partnerin, më mirë mos qëndroni në atë lidhje fare. Dhe, nëse partneri vazhdimisht ju gënjen, është koha të largoheni prej tij.
Varësia nga rrjetet sociale
Rrjetet sociale janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Çdo njeri që njihni mund të ketë Facebook, Instagram apo Snapchat. Është shumë lehtë të bini në kurthin e rrjeteve sociale.
Por, ju nuk duhet t’i lini rrjetet sociale të bëhen më të rëndësishme sesa lidhja që keni. Shkëmbimi i mesazheve apo qëndrimi në telefon, në vend të komunikimit me partnerin, tregon mungesë të plotë të interesit. Kështu që sigurohuni të mos e përdorni telefonin kur hani me partnerin, kur shikoni film apo thjesht kur shpenzoni kohë bashkë.
Mungesa e respektit
Shikimi i telefonit, rrotullimi i syve dhe sarkazma janë forma të mosrespektimit. Kjo tregon se nuk keni konsideratë për ndjenjat e partnerit dhe normalisht kjo e lëndon atë apo juve.
Mungesa e ndjenjave
Kur lidhja është e re, ju nuk mund t’i mbani duart larg njëri-tjetrit. Ndonjëherë, kur koha kalon, kjo ndryshon. Mos e lini! Jo, nuk keni nevojë të mbaheni për dore si dy adoleshentë. Por, mbajani dorën njëri-tjetrit, përqafojeni njëri- tjetrin, puthuni kur përshëndeteni, etj.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.