Marrëdhënie

February 22, 2017 | 7:00

Sjelljet që e bëjnë marrëdhënien të qëndrueshme

Të gjithë çiftet bëjnë zotime në ditën e dasmës, por shumë pak prej tyre arrijnë t’i mbajnë ato. Megjithatë, premtimet nuk janë garanci që një marrëdhënie të funksionojë siç duhet. Nëse dy njerëz janë të gatshëm të respektojnë njëri-tjetrin, është e mundshme që dashuria e tyre të zgjasë përgjithmonë.

2

Sjelljet që e bëjnë marrëdhënien të qëndrueshme:

Dëgjoni

Çdo raport është i bazuar në komunikim, i cili duhet të jetë reciprok. Nëse doni që të dëgjoheni, së pari duhet të mësoni të dëgjoni partnerin tuaj. Çdo person duhet të ndihet mjaft i qetë në raport për të shprehur ndjenjat dhe idetë. Për këtë arsye, është e nevojshme që të jeni tolerant dhe mendjehapur për të dëgjuar dhe për të kuptuar njëri-tjetrin.

Mëso

E gjithë jeta është një proces mësimi, në lidhje është edhe më shumë. Është e mundshme që të dy të keni shumë për të mësuar nga njëri-tjetri dhe, mbi të gjitha, duhet të mësoni nga gabimet, për të mos i përsëritur.

Mos e ndryshoni të tjerët

Një problem i madh në marrëdhëniet është se ju doni të ndryshoni tjetrin. Dashuria e vërtetë nënkupton pranimin e pakushtëzuar.

Të jetosh për dy

Sot, shumica e çifteve nuk kalojnë shumë kohë së bashku. Kjo është mënyra më e drejtpërdrejtë për t’u bërë të huaj. Kjo nuk do të thotë që të humbni individualitetin tuaj, por duhet të merrni vendime së bashku.

Vëzhgoni hapësirat

Është e rëndësishme të respektoni hapësirën e personit tjetër. Vetëm kur dy njerëz ndjehen të kënaqur me veten e tyre ata mund të ndërtojnë një marrëdhënie të kënaqshme.

Të falësh gabimet e vogla

Falja është një nga aftësitë thelbësore në çift. Në një marrëdhënie është e rëndësishme të falim çdo gjë që falet, në qoftë se duam të vazhdojmë përpara.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top