Fëmijët mësojnë nga ajo që ne bëjmë dhe jo nga ajo që themi. Fëmijët mësojnë nga shembujt si sfungjerë të vërtetë. Shumica e prindërve përpiqen të japin më të mirën e tyre në edukimin e fëmijëve. Për fat të keq, qëllimet e mira shpesh nuk janë të mjaftueshme. Në shumë raste, prindërit përfundojnë duke vënë në praktikë metoda që dëmtojnë vetëbesimin e fëmijëve.
Në disa raste, problemi është se prindërit përsërisin modele arsimore mësuar nga prindërit e tyre, në raste të tjera problemi është se ata praktikojnë pikërisht modelin e kundërt. Cilat janë modelet prindërore që dëmtojnë fëmijët?
7 sjellje të gabuara që ndikojnë në zhvillimin emocional të fëmijëve:
-
Kritikat e vazhdueshme
Kritika konstruktive është gjithmonë e mirëpritur, sepse ato ndihmojnë fëmijën të rritet. Një kritikë pozitive nënvizon gabimet dhe ofron mundësi për ndryshim. Megjithatë, kritika e vazhdueshme dhe e tepërt mund të jetë shkatërruese, duke i shkaktuar fëmijës një ndjenjë të dështimit. Një fëmijë me prindërit tepër kritikë zhvillon vetëbesim të ulët dhe ka një tendencë për perfeksionizëm, i cili në kohë do të kthehet në një pengesë.
-
Emocionet negative
Dallimi mes emocioneve pozitive dhe negative është absurd. Frika mund të shpëtojë jetën në rrethana të caktuara dhe mund të bëhet pengesë në të tjera. Megjithatë, shumë prindër frenojnë tek fëmijët e tyre emocionet negative të tilla si frika, zemërimi, trishtimi apo frustrimi. Prandaj, nuk duhet të shtypni emocionet tek fëmijët, por t’ju mësojni atyre se si t’i menaxhojnë ato.
-
Nuk i lejojnë fëmijët të vendosin vetë
Shumë të rritur mendojnë se fëmijët nuk kanë një rol, ata nuk dinë dhe nuk duhet të vendosin. Por fakti është që fëmijët janë të lindur me një lloj busulle të lumturisë. Ndoshta ata nuk kanë përvojë, por e dinë se çfarë i bën të lumtur dhe çfarë i bën të trishtuar. Prindërit të cilët imponojë idetë e tyre tek fëmijët përfundojnë duke krijuar një fëmijë rebel apo të pasigurt dhe emocionalisht të varur, i cili nuk është në gjendje të marrë vendime në emër të tij. Për këtë arsye, alternativa më e mirë është që gradualisht t’ju jepni atyre më shumë liri.
-
I fut frikën
Fëmijët nuk kanë ndjenjën e rrezikut, por kjo nuk është një arsye e vlefshme për të futur në to frikën e jetës. Është e vërtetë se prindërit duhet të shqetësohen që fëmijët të jenë të sigurt dhe duhet të shmangin aksidentet e panevojshme, por duhet të dinë edhe të ndalojnë. Fëmijët gjithashtu duhet të bëjnë gabime. Në këtë mënyrë ata bëhen më të fortë dhe mësojnë të përballen me jetën me besim, duke u mbështetur në aftësitë e tyre.
-
Gjenerojnë ndjenjn e fajit
Prindërimi është i vështirë, por nuk është një justifikim për të fajësuar fëmijët. Në fakt, ka prindër që fajësojnë fëmijët e tyre pse ata nuk ishin në gjendje të përfundonin studimet e tyre, për divorcin apo edhe sëmundje. Pra, bëjnë fëmijën pergjegjes për lumturinë ose pakënaqësitë e tyre. Por, kur një fëmijë rritet me barrën e rëndë të fajit, nuk është në gjendje të marrë vendime nga frika e pasojave. Prandaj, është e rëndësishme që t’ju kushtoni vëmendje fjalëve që përdorni me fëmijët, për të shmangur armiqësitë.
-
Kushtëzojnë dashurinë
Vitet e para të jetës së një fëmije paraqesin një periudhë kritike. Nëse prindërit përmbushin nevojat e tyre, jo vetëm fiziologjike, por edhe emocionale, fëmija do të kuptojë se po rritet në një mjedis të sigurt. Në anën tjetër, nëse prindërit ndikojnë në dashurinë e tyre për sjellje të caktuara, fëmija do të mendojë se nuk është i denjë për të qenë i dashur. Për këtë arsye, do të ishte mirë të shmangni fraza të tilla si “ju jeni sjellë keq, nuk të dua më” ose “ti more nota të ulëta, nuk e meriton gjithçka që të jap”. Në vend të kësaj, ju thoni fëmijëve që i doni pa kushte përtej gabimeve të tyre.
-
Nuk vendosni kufij
Një nga gabimet më të mëdha që bëjnë prindërit modernë është që nuk vendosin kufizime. Disa prindër ngatërrojnë larine me shthurjen. Por, fëmijët që rriten pa kufij ose rregulla kanë tendencë për të zhvilluar sjellje sfiduese, thjesht nuk janë të lumtur. Natyrisht, kjo nuk do të thotë të transformoni shtëpinë në një kazermë, por duhet të ketë disa kufizime dhe rregulla për të siguruar jetën e familjes dhe zhvillimin e duhur psikologjik të fëmijëve.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.