Këshilla & Arsye

October 18, 2019 | 9:11

Sjelljet që punonjësit duan t’i shohin tek eprorët e tyre

Kompania e njohur LinkedIn ka nxjerrë disa të dhëna nga studimi që ka kryer me 3 mijë punonjës, ku drejtoheshin pyetjet kryesore se cilat janë dëshirat që ta kërkojnë nga drejtuesit, menaxherët ose pronarët e tyre.

Më poshtë janë 5 dëshirat kryesore që ta shprehën dhe do donin t’i shihnin tek drejtuesit e tyre

  1. Zgjidhja e problemeve(68%)

Kjo është një dëshirë paksa e komplikuar. Në të vërtetë është puna juaj si punonjës që të zgjidhni problemet e ndryshme në punë dhe për këtë arsye mos prisni nga drejtuesit tuaj që të zgjidhin çdo gjë. Thënë kjo, ju duhet të identifikoni probleme të cilat nuk ishin aty më parë dhe t’i dërgoni ato drejt pronarit tuaj. Në këtë mënyrë vlerësohet edhe aftësia që pronari apo menaxheri ka për t’i zgjidhur këto situata.

  1. Menaxhimi i kohës

Punonjësit duan që drejtuesit e tyre të jenë menaxhues të mirë të kohës dhe në këtë mënyrë të mësojnë nëpërmjet shembullit. Pra, nëse vazhdoni bisedat për shumë gjatë, bëni mbledhje të zgjatura apo t’i kërkoni punonjësve të përgatiten më mirë “se kurrë nuk i dihet”, këto janë shenja të këqija për ju.

  1. Vendimmarrja(40%)

Punonjësit kanë nevojë që drejtuesit e tyre të marrin vendime. Nëse nuk e bëjnë këtë kjo përkthehet në kosto për gjithë kompaninë, fokusi i punonjësve mund të humbasë, energjia e tyre mund të bjerë. Edhe në rastin e një vendimi të keq ju duhet të uleni dhe të reflektoni faktin, se nëse nuk do ta merrni fare një të tillë, pasojat negative do të ishin akoma edhe më të mëdha.

  1. Empatia(38%)

Punonjësit kanë nevojë që të dëgjohen dhe të kuptohen nga drejtuesit e tyre edhe për mënyrën se si ata ndihen. Pronarët, menaxherët që ndajnë empatinë e tyre me stafin krijojnë lidhje të forta ndërpersonale të cilat përkthehen në më shumë punë të kryer për ta.

  1. Dhembshuria(36%)

Kjo nuk është e njëjta si empatia. Punonjësit duan që ju të jeni të dhembshur pasi në këtë mënyrë mund të kuptohen më mirë nga ju. Është një version më i thellë i empatisë, sepse është tjetër gjë të kuptoni si tjetri ndihet dhe të ndiheni njësoj si ata në ato momente.

 

 

Burimi / http://www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top