Marrëdhënie

September 3, 2018 | 11:35

Sjelljet që tregojnë se partneri ju tradhton…

Ekspertët vazhdojnë edhe na hapin sytë, për të kuptuar sjelljen e partnerit tuaj. Nëse partneri juaj, bën këto 7 veprime, tregon se ndonjë kolegë po ja merr mendjen. Edhe pse është e vështirë të pranosh realitetin, është mirë t’i kushtoni rëndësi.

  1. Nëse thotë “kam frikë”

Nëse lidhja juaj  është gati për të shkuar në një nivel tjetër, kujdes nëse ai thotë se ka frikë. Angazhimet më serioze, do e bëjnë atë të shprehë se nuk është  i sigurt dhe ka frikë.  Kjo do të thotë se ai nuk ju do si më parë.

  1. Nuk ju kushton vëmendjen e duhur

Kur ju mundoheni të  visheni bukur, apo të bëni një ndryshim në pamjen tuaj të jashtme, ai nuk ju bën asnjë kompliment. Kjo tregon se nuk e ka mendjen te ju dhe paralajmëron se nuk ju dashuron më. Kujdes!

  1. Nuk mban mend detaje të lidhjes suaj

Nëse një mashkull nuk mban mend detaje nga lidhja juaj, ose një kujtim interesant, kjo tregon se nuk ju kushton rëndësinë e duhur. Kjo gjë tregon gjithashtu se nuk ju dashuron si dikur dhe lidhja juaj po shkon drejt fundit.

  1. Nuk interesohet si ju shkojnë punët

Një mashkull i dashuruar do ju merrte në telefon, pra do interesohej si ju ka shkuar një intervistë pune, apo diçka që ka rëndësi për ju. Nëse tregohet indiferent, tregon se nuk ju do. Mos e justifikoni, sepse nuk ka më interes ndaj jush.

  1. Nuk keni jetë seksuale të rregullt

Nëse ju dëshironi të keni një jetë seksuale të rregullt dhe ai nxjerr justifikime, mos u mendoni gjatë, sepse nuk ndjen më dashuri për ju. Realiteti është i vështirë për t’u pranuar, por kjo është gjëja më e mirë që mund të bëni.

  1. Qëndron shumë kohë në punë

Edhe pse puna mund të presë deri ditën tjetër, ai gjen justifikime për të qëndruar edhe më gjatë në punë. Nëse e bën shpesh këtë gjë, dëshiron të jetë më shumë pranë ndonjë personi që pëlqen aty.

  1. Gjatë fundjavës është i ftohtë

Fundjava është stresuese për të. Nëse vini re që mezi po pret të nisë punën, kjo gjë tregon se pëlqen dikë në vendin e punës. Njerëzit mezi presin fundjavën që të qëndrojnë me të dashurit e tyre dhe nëse ai nuk e reflekton këtë gjë, duhet të bëheni merak.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top