Mirëqenie

August 13, 2018 | 8:35

Skuqja, ndjenjë emotive. Ja 8 emocionet bazë

Emocioni është një përgjigje ndaj një ngacmuesi, i cili shkakton eksitim fiziologjik, ndjenjë subjektive, interpretim konjitiv dhe sjellje të dukshme.

joyFytyra është nga të parat dhe më aktivet për shprehjen e emocioneve. Që nga Darvini e këndej, shumë teoricienë mendojnë se fytyra zbulon një tërësi emocionale bazë që mund të identifikohen e dallohen edhe nga vëzhgues të pakultivuar.

Ka disa kanale komunikimi joverbal që lidhen me mënyrën e të shprehurit të mesazhit: shprehja e fytyrës, shkëlqimi i syve, skuqja e fytyrës, lëvizjet e trupit, ngritja lart e vetullave apo qepallave. Secili prej këtyre kanaleve është i aftë të shprehë një mesazh të caktuar. Ne do ndalemi te skuqja e fytyrës. Fytyra mund të jetë një burim i pasur me informacione.

Për të shpjeguar universalitetin e lidhjes emocion– shprehje, Ekmon sugjeroi që shprehjet e emocioneve drejtohen nga një program efektiv fytyror. Ky program që vepron si një kompjuter, aktivizohet kur përjetohet një emocion i veçantë.

Sapo shkaktohet emocioni, programi shkakton një tërësi impulsesh neurologjike dhe që aktivizojnë muskujt duke shfaqur një shprehje unike të fytyrës.

Klasifikimi emocioneve

Caroll Izard përkufizoi 8 emocione bazë që janë: interesi, gëzimi, habia, trishtimi, zemërimi, neveria, përbuzja dhe frika. Secili prej këtyre emocioneve ka degëzimin e vet nervor deri në tru, ka reagimin e vet dhe ndjenjën e vet subjektive. Disa nga kategoritë e tipave të turpshëm, të ndjeshëm, emocionalë apo impulsivë, janë individë të cilët në situata të tilla, kur ndjejnë rrezikun e vlerës së personalitetit të tyre dhe kur ndjejnë se u kanoset humbja e diçkaje nga dinjiteti i tyre, për të cilën ata janë të vetëdijshëm, menjëherë reagojnë me një skuqje të mollëzave, në qafë dhe gjoks.

Këshilla

 

  • Sfidoni ndjenjën tuaj të turpit apo frikës
  • Rrisni sigurinë në vetvete
  • Rrisni vetëbesimin
  • Rrisni optimizmin individual
  • Bëni miniprova para familjarëve apo para pasqyrës, duke monologuar ose dialoguar për të mposhtur skuqjen tuaj

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top