Këshilla & Arsye

April 10, 2017 | 16:00

Smogu, fajtor për dhimbjen e kokës

Kur bini pre e dhimbjes së kokës, një dhimbje që nuk ka shkaktar tjetër, faji mund të jetë i ndotjes atmosferike. Kjo hipotezë vjen nga studiuesit e “Health Canada” (Departamenti Federal për shëndetin) të cilat kanë monitoruar për 4 vjet popullsinë në Santigo, Kili, një fushë urbane “e mbyllur” nga malet dhe për rrjedhojë mjaft e thjeshtë për t’u mbajtur nën kontroll.

1

Gjatë periudhës 2001-2005, sa herë që janë regjistruar nivele maksimale të pluhurave në ajër dhe ndotjeve të tjera, nëpër spitalet e provincës kishte një numër të lartë pacientësh të shtruar me cefali. Kjo është një e dhënë, të cilën, edhe autoritetet shqiptare duhet ta marrin në konsideratë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top