Mirëqenie

August 15, 2019 | 8:50

Smoothie për të eliminuar lodhjen, ankthin dhe stresin

Ritmet e jetës së sotme kanë bërë që sëmundje të tilla si lodhja, ankthi dhe stresi të jenë më të shpeshta dhe më të përhapura. Shqetësimet, angazhimet dhe përgjegjësitë shpesh mbivendosen, duke na lodhur fizikisht dhe mendërisht.

Këto gjendje, ndër të tjera, mund të shoqërohen me simptoma të tilla si dhimbje koke, dhimbje të nyjeve ose, në rastet më të rënda edhe sëmundje të zemrës. Është e rëndësishme të mësojmë të menaxhojmë ankthin dhe stresin, si dhe t’i kushtojmë momente vetes që të pushojmë dhe të bëjmë atë që na pëlqen.

Smoothie-t e mëposhtëm gjithashtu mund të na ndihmojnë shumë, pasi ato janë të pasura me lëndë ushqyese që na ndihmojnë të ruajmë qetësinë, na japin energji dhe rrisin prodhimin e hormoneve të lumturisë.

Smoothie kundër lodhjes. Ky kombinim i qumështit të bajames, avokados dhe limonit plotëson dhe ushqen trupin. Arra, nga ana tjetër, përmban proteina me cilësi të lartë dhe antioksidantë.

Përbërësit: 500 ml qumësht bajamesh, 1 avokado të pjekur, 1 limon dhe 1 arrë. Përziejini përbërësit së bashku dhe piheni në moment.

Smoothie për t’u mbushur me energji. Karotat, panxhari dhe mollët ndihmojnë në rimbushjen e trupit, duke përmirësuar funksionet e tij. Përbërësit: 3 karota, 1 panxhar, 1 mollë, 2 kërcell selino, gjysmë kastravec dhe 100 ml ujë.

Lani përbërësit, mundësisht organikë, pastaj përziejini së bashku derisa të përftohet një masë homogjene.

Smoothie kundër stresit. Përbërësit: 4 gjethe organike sallatë marule, 2 domate, 1 grusht majdanoz, 2 kërcell selino, 100 ml ujë.

Lani mirë dhe përzieni të gjithë përbërësit. Piheni në moment, duke shtuar dy feta limoni.

Smoothie kundër ankthit. Përbërësit: 20 gramë tërshërë, 1 dardhë e pjekur, 200 ml çaj nenexhiku, 1 lugë gjelle mjaltë. Lani mirë dardhën dhe përziejeni së bashku me tërshërën, çajin bimor dhe mjaltin.

Pini në moment dhe pa filtrim: ky smoothie ndihmon në lehtësimin e ankthit dhe ushqen trupin.

 

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top