Në fokus

January 10, 2017 | 11:30

Sociologu Gëzim Tushi: A e ndjeni krizën e opinionit publik?

Sociologu Gëzim Tushi ngre një akuzë përkundrejt opinionit publik. Sipas tij, kriza ndaj këtij zëri të fuqishëm shoqëror, është kriza më e madhe, mbi gjithë të tjerat që po kalojmë dhe përjetojmë. Në daljet e tij publike, ai shpesh ngre tonet ndaj fenomeneve të ndryshme sociale, përfshirë edhe qëndrimin të cilit ai i vë theksin në gjykimin e mëposhtëm:

Nga Gëzim TUSHI Sociolog

Nga Gëzim TUSHI
Sociolog

Kur shikon kaosin e gjykimeve të një shoqërie skajshmërisht heterogjene, përtej limiteve normale dhe të kuptueshme të ekzistencës së diversitetit të natyrshëm, duket qartë se në esencë të KRIZËS SË MADHE që po kalon shoqëria jonë, është së pari KRIZA E OPINIONIT PUBLIK, e cila është bërë pjesë organike e zgjerimit të hapësirave për të DOMINUAR NJERIU I RËNDOMTË që mendon dhe gjykon në mënyrë të sipërfaqshme, duke krijuar klimën e frikshme dhe mungesën e BESIMIT QYTETAR NË ÇDO GJË DHE GJITHÇKA. Kjo grackë është tejet e rrezikshme.

Këtë krizë e favorizon edhe ARTILERIA MEDIATIKE, e cila po i shërben besnikërisht thellimit të kësaj krize, duke MBËSHTETUR GJYKIMET E NGUSHTA TË NJERIUT TË RËNDOMTË. Nëse opinionin publik do e lëmë në duart e tyre, kurrë nuk kemi për të dalë nga kjo krizë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top