Në fokus

December 21, 2016 | 9:20

Sociologu Gëzim Tushi: Po shthuren institucionet e disiplinës, ndaj jeta shoqërore degradon

Shkak për degradimin e jetës shoqërore janë instucionet edukative, të cilat e kanë humbur rolin e tyre. Ky është përcaktimi që sociologu Gëzim Tushi nënvizon si kryefjalë të modelit që ofron shoqëria shqiptare. Sipas tij, këto institucione kanë nevojë për reformim, përndryshe gjendja do të vijojë të përkeqësohet. 

Nga Gëzim TUSHI Sociolog

Nga Gëzim TUSHI
Sociolog

“Nëse ka një arsye madhore që po sjell pasoja në jetën e shoqërisë, ajo nuk është e lidhur tërësisht me shtetin dhe policinë. Ne jemi keq, sepse po na dëmtohen rëndë institucionet e disiplinës sociale, aty ku njeriu mëson të bëhet qytetar urban dhe të respektojë rregullat e përbashkëta të jetës urbane dhe qytetërimit.

Ndaj t’i lëmë iluzionet për shkaqet e kësaj situate dhe të kthejmë sytë në forcimin e institucioneve ku edukohet, kulturohet dhe disiplinohet njeriu. Ato janë bërë institucione, të cilat po humbasin NDIKIMIN EDUKATIV, SOVRANITETIN DISIPLINOR dhe për pasojë, janë bërë KAOTIKE.

Ndaj duhet të bindemi se, kujdesi ynë duhet për të forcuar autoritetin moral dhe edukativ të familjes, shkollës, komunitetit, që janë kushti kryesor për të rregulluar gjërat. Dhe nuk duhet të ndihemi mirë, kur dëgjojmë kërkesa të njerëzve të kapitulluar, që kërkojnë të ngrenë burgje dhe të shtojmë policët”, shkruan sociologu Tushi.

 

Ai shton më tej, “Sistemi ynë i edukimit në familje e shkolle ka probleme serioze. Ai duhet reformuar (sot flitet për Revolucion të të menduarit individual). Por, që të ndodhë kjo duhet që në këto institucione, sidomos në shkollat tona të ketë jo njerëz të fosilizuar e të deformuar nga largimi fatal i profesionit nga komponenti i misionit etik, por mendje të reformuara edukative, që mund të reformojnë sistemin e edukimit arsimor, për ta bërë shkollën, jo vetem vatër të Dijes, por së pari institucion të ARSIMIT ETIK.

Shqip, kemi nevojë që t’i mësojmë njerëzit tanë në familje dhe shkollë, që të bëhen të aftë të mendojnë si qytetarë. Aftësia e të menduarit është mjet thelbësor i shpëtimit publik nga të këqijat individuale e sociale, që i kemi me bollëk.

Kjo mund të ndodhë kur prindi në familje dhe mësuesi në shkollë të fillojnë procesin nga vetja, për të bërë pastaj ‘Revolucionin e të Menduarit Etik’ tek brezi i ri dhe qytetarët e ardhshëm. Ndryshe do të vazhdojmë të mbetemi aty ku jemi…”, nënvizon sociologu.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top