Në fokus

December 23, 2016 | 9:43

Sociologu Gëzim Tushi: Pse kemi nevojë për mënyra të reja të menduari?

Në një postim në rrjetin social Facebook, sociologu Gëzim Tushi gjen gjithmonë kohën të përçojë mesazhe pozitive ndaj një shoqërie më të vlefshme në kohërat që jetojmë. Tushi e shikon këtë hap të ndërmarrë nga vetë ai, si domosdoshmëri, duke dhënë shembullin personal në shërbim të një shoqërie më të arsyeshme dhe të shëndetshme, në përmirësim gjithmonë të raporteve që duhet të vendosen midis trupit, mendjes, shpirtit dhe rregullave sociale.

Nga Gëzim TUSHI Sociolog

Nga Gëzim TUSHI
Sociolog

Ne si popull, pak kohë kemi që kemi dalë nga “gjumi dogmatik” dhe është e natyrshme që kemi nevojë në shumë drejtime të jetës për mënyra të reja të menduari (Revolucioni të Menduarit) si mjet për t’u larguar njëkohësisht nga stili i hipokrizisë (mendojmë ndryshe nga ç’flasim dhe flasim ndryshe nga ç’mendojmë).

Epokës tonë dhe këtij shekulli nuk i shkojnë dërdëllitjet puritane që nuk i dëgjon njeri, as steriliteti moral perfeksionit, që nuk është në natyrën e njeriut liberal, ekspresionist, individual dhe relativist. Koha kërkon shtigje të reja për mënyrën e sjelljes, të menduarit dhe ndërtimit të jetës individuale, komunitare e sociale, si mjete për të mos jetuar në mënyrë të gabuar. Iluzionet e pritshmëritë e kota dhe kërkesat morale, që janë jashtë kohës, sjellin vetëm dëshpërim social.

Qytetari i arsyeshëm, ai që di të rregullojë brenda qenies së vet raportet e trupit, mendjes, shpirtit dhe rregullave sociale, kjo është ajo që na duhet! Për këtë duhet të bëjmë çdo gjë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top