Modeli pedagogjik i një komunikimi horizontal nga mësuesit, familjet dhe nxënësit është gjithmonë në kërkim për një kompromis, por që nuk funksionon. Hierarkitë qartë janë delegjitimuar. Për këtë arsye, përmes një statusi në rrjetin Facebook, sociologu Gëzim Tushi, ndan mendimin e tij mbi këtë problematikë.
“Shkolla dhe nevoja e “autoritetit pa forcë”
Shumë shqetësues raporti i shkollës si institucion “mbi individual” dhe vështirësisë së edukimit të nxënësve. Dhuna ka tregues të lartë dhe për pasojë, cënime flagrante të dinjitetit të mësuesit dhe nxënësit.
Gjithë problemi është te nevoja e AUTORITETIT në këto institucione të disiplinës. Si duhet vepruar dhe çfarë duhet bërë, që shkolla të bëhet vendi i ushtrimit të “autoritetit pa përdorur forcë”?
Përgjigjja ime: Duhen mësues të motivuar, që mund të ndërtojnë marrëdhëniet me të rinjtë, që janë me sensualitet të mbizhvilluar. Ndryshe nuk e di se çfarë duhet bërë…”
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.