Mirëqenie

February 14, 2017 | 11:11

Sodë buke për shkrirjen e yndyrave në bark, kofshë, krahë dhe shpinë

Të gjithë e kemi këtë përbërës të zakonshëm në shtëpi. Sigurisht që jemi duke folur për sodën e bukës, të cilën mund ta përdorim në shumë mënyra. Ajo mund të përdoret për të bërë një ëmbëlsirë të shkëlqyer, për të gatuar bukën, për të larë perimet, për të ulur aciditetin në stomak, i cili shkakton refluks të gastritit, për të zier lehtë mishin dhe për të bërë omëleta.

Megjithatë, jo të gjithë e dinë se si mund ta përdorin sodën e bukës edhe për përfitime të tjera, si për bukurinë dhe për shëndetin. Shpesh, për të zgjidhur problemet estetike, vrapojmë në farmaci për produkte që në fakt kushtojnë. Por, përse të mos përdorim sode buke?

baking-soda

Përdorni sode buke për t’i thënë lamtumirë yndyrës në trup

Ky përbërës kaq i dobishëm mund të përdoret për trajtimin e urthit dhe mostretjes. Por këto ndoshta mund të jenë përfitimet më të zakonshme, më pak e njohur është aftësia e sodës në shkrirjen e yndyrave të trupit, dhe si pasojë, humbjes në peshë. Ja se si të përgatisni për të humbur peshën e tepërt:

– 1 limon ose qitro

– Gjysmë gote ujë

– Gjysmë lugë kafeje sodë buke

Në një gotë me ujë përgjysmë, hidhni sodën e bukës dhe shtojini lëngun e limonit ose të qitros. Përziejeni mirë derisa përbërësit të bëhen njësh. Pijeni lëngun në mëngjes, me stomak bosh, të paktën 20 minuta para se të konsumoni vaktin e parë të ditës. Nëse nuk e preferoni limonin, mund të përdorni uthullën e mollës. Ja përbërësit:

– Dy lugë gjelle uthull molle

– Një gotë ujë

– Gjysmë luge kafeje sodë buke

Përgatitja është e njëjtë si në shembullin e mësipërm, dhe konsumohet me stomakun bosh. Në fund, mund të përzieni sodën e bukës me frutat. Ja se si:

– Dy limona

– Dy filxhanë çaji ujë

– Një filxhan çaji luleshtrydhe

– Një degë gjethesh nenexhik

– Një lugë kafeje sodë buke

Kjo pije përgatitet në të njëjtën mënyrë, duke i përzier përbërësit mirë. Evitoni sheqernat shtesë.

 

Burimi: http://remedios-saludables.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top