Soja ka gjasa që të jetë efikase kundër kancerit të mushkërive, kanë zbuluar rezultatet e studimit të bërë në Kinë në 74.940 femra të cilat jetojnë në Shangai.
Kinezet që konsumojnë sojën në forma të ndryshme janë klasifikuar në tri grupe. Grupet janë caktuar në varësi të konsumit ditor të sasisë së sojës (115 gramë, më pak se 56 gramë dhe mes këtyre dy sasive).
Gjatë kontrollit të gjendjes shëndetësore të femrave, mes tjerash, janë diagnostikuar 444 raste të kancerit të mushkërive. Rezultatet e para pak kohëve kanë zbuluar që në grupin e femrave të cilat konsumojnë shumë sojën kanë qenë 60 dhe 50% e mbijetuarave pas 12 muajve, në krahasim me atë në të cilin gjenden femrat që e konsumojnë më pak.
Megjithatë është e qartë që edhe estrogjenet, hormonet e femrave, kanë rol në zhvillimin e tumorit.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.