Marrëdhënie

February 25, 2016 | 12:52

Sonila Meço për vjehrrën: Ajo harron botën për ne

Raporti nuse-vjehrrë është një raport shumë delikat. Por Sonila Meço duket se është një nga ato rastet që raportin me nënë e bashkëshortit e ka të mirë, e madje ajo ka zgjedhur pikërisht ditëlindjen e vjehrrës për t’i dedikuar edhe disa fjalë.

Në një foto të publikuar në Instagramin e saj, ku shfaqet bashkëshorti, vajza dhe vjehrra ajo i ka uruar ditëlindjen, bashkangjitur me një mesazh. “Gjithmonë e qetë, e kujdesshme, e butë dhe e ëmbël, gruaja që solli në jetë bashkeshortin tim e sot kujdeset për të voglën tonë nuk kërkon asnjëhere vëmendje. Veç jep, me kënaqësinë e një gruaje që do të shohë të lumtur të shtrenjtët e saj. Për mua është e shenjtë, nga dashuria e saj janë rritur dy njerëzit më të rëndësishëm të jetës sime… Ndaj sot do t’ja kushtoj unë gjithë vëmendjen e botës, sepse e di se në çdo ditë tjetër të vitit ajo harron botën për ne. Gëzuar ditëlindjen Irma, grua e jashtëzakonshme! Faleminderit për nënën, gjyshen dhe mamine mirë në Ty!”, shkruan Sonila.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top