Këshilla & Arsye

May 11, 2017 | 12:50

Sorra e etur

1

Një ditë të nxehtë, një sorrë e etur fluturoi në të gjithë fushat duke kërkuar ujë. U vërdallis për një kohë të gjatë dhe pa se nuk mund të gjendte askund. Ndihej aq e rraskapitur sa pothuajse humbi të gjitha shpresat. Papritmas, pa një shtambë uji nën një pemë.  Fluturoi drejt saj për të parë nëse gjendej ujë në të. Po, mundi të shohë pak ujë brenda saj!

Sorra bëri përpjekje për ta futur kokën në shtambë. Por, ftkeqësisht qafa ishte shumë e ngushtë.

Pastaj u përpoq të shtynte enën për ta anuar që uji të dilte, por shtamba ishte shumë e rëndë.

Filloi të mendohej. Rreth saj pa disa guralecë. Papritmas i erdhi një ide e mirë. Filloi të mbledhë guralecët një nga një dhe i hodhi brenda shtambës. Sa më shumë gurë hidhte aq më shumë niveli i ujit ngrihej.

Më në fund uji u ngrit mjaftueshëm sa ajo mund të pinte. Pasi shoi etjen filloi të këndonte. Plani funksionoi!

Morali: Nëse mendoni  dhe punoni shumë, mund të gjeni zgjidhje për çdo problem.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top