Në fokus

July 28, 2017 | 10:08

Sot dita botërore e Hepatitit Viral, Shqipëria e prekur më shumë nga lloji A dhe B

Çdo vit, Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Aleancën Botërore të Hepatitit organizojnë Ditën Botërore për rritjen e ndërgjegjësimit dhe nivelit të njohurive për Ditën Botërore të Hepatitit, e cila është vendosur në 28 Korrik.

hepatitiNë vendin tonë Hepatiti Viral që takohet më shpesh është Hepatiti Viral A dhe B. Ne hyjmë ndër vendet me prevalencë më të lartë për format A dhe B të hepatiteve. Nga studimet e seroprevalencës, të ndërmarra në vite nga ISHP, llogaritet se në vendin tonë rreth 200.000 individë të jenë infektuar nga Hepatiti Viral B, me një prevalencë që shkon nga 7-9%, si dhe rreth 30.000 persona me Hepatit C, me një prevalencë që shkon nga 0.5 në 1.5%.

Prevalenca nga Hepatiti C është shumë më e lartë në disa grupe të popullatës, si meshkujt që kryejnë seks me meshkujt, apo përdoruesit që marrin droga me injeksione. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2011 incidenca e Hepatitit Viral është 54.00 për 100.000 banorë, (www.moh.gov.al).

Vaksinimi kundrejt Hepatitit B ka filluar që në vitin 1994 tek të porsalindurit, dhe më pas, ai u bë pjesë e Kalendarit Kombëtar të Vaksinimit për fëmijët gjatë vitit të parë të jetës. Gjatë viteve të fundit, janë ndërmarrë disa fushata vaksinimi ndaj Hepatitit B, ndërsa nga viti 1994 janë vaksinuar mbi 1 milion persona me vaksinën e Hepatitit Viral B. Vaksinimi dhe futja shiringave autodestruktive në programin e vaksinimit, përdorimi i shiringave me një përdorim, testimi universal i gjakut si dhe marrja e masave të tjera, kanë sjellë eliminimin e Hepatitit Kronik tek fëmijët dhe uljen prevalencës së infeksionit drejt 0.05% tek fëmijët dhe adoleshentët, si dhe nga 18% në 7-9% në popullatën e përgjithshme.

Testimi për Hepatitet Virale bëhet pranë QSUT, ISHP, Qendrës Kombëtare të Trasfuzionit të Gjakut, Spitalit Ushtarak si dhe në Laboratorët e Shëndetit Publik dhe Bankat e Gjakut në Tiranë dhe në rrethe. Gjithashtu,ky testim kryhet edhe në shumë nga klinikat apo spitalet private të vendit tonë.

Burimi: Instituti i Shëndetit Publik

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top