Aktualitet

March 27, 2022 | 19:42

Sot Dita Botërore e Teatrit, thirrje zgjimi për qeveritë, politikanët dhe institucionet / Kreu i shtetit Meta: Të jemi më të ndërgjegjshëm për të mbrojtur vlerat kulturore dhe historike!

Që nga viti 1962, Dita Botërore e Teatrit festohet nga Qendrat INT (Institute Ndërkombtare Teatrore), Anëtarët Bashkëpunues të INT-së, profesionistët e teatrit, organizatat teatrore, universitetet e teatrit dhe dashamirët e teatrit në të gjithë botën më 27 mars.

1529013670_teatrikombetar

Kjo ditë është një festë për ata që mund të shohin vlerën dhe rëndësinë e formës së artit “teatri” dhe vepron si një thirrje zgjimi për qeveritë, politikanët dhe institucionet që nuk e kanë njohur ende vlerën e tij për njerëzit dhe ende nuk e kanë realizuar potencialin e tij për rritje ekonomike.

27 marsi njihet si Dita Botërore e Teatrit që nga viti 1962, pasi kjo ditë ishte iniciuar në Kongresin e 9-të botëror të Institutit Ndërkombëtar Teatror – INT të UNESCO-s në qershor të vitit 1961, me propozim të Finlandës.

Instituti Ndërkombëtar Teatror është themeluar në vitin 1948 nga UNESCO-ja dhe është organizata më e rëndësishme joqeveritare në sferën e arteve interpretuese.

teatri

Në Ditën Botërore të Teatrit, Presidenti Ilir Meta ka sjellë në vëmendje shembjen e Teatrit Kombëtar. Ai thotë se artistët edhe pse të tradhtuar i dhanë zë kauzës së Teatrit Kombëtar dhe zgjuan ndërgjegjen shoqërore për rrezikun që kërcënon trashëgiminë kulturore kombëtare.

Ai shprehet se duhet të mbrojmë vlerat kulturore dhe historike, për të mos lejuar më ringjalljen e kujtimeve të hidhura të kazmave të diktaturës.

ilir“Të jemi më të vëmendshëm dhe më të ndërgjegjshëm për të mbrojtur vlerat kulturore dhe historike, për të mos lejuar më ringjalljen e kujtimeve të hidhura të kazmave të diktaturës, sepse çdo humbje është jo vetëm e parikuperueshme por edhe një cenim i drejtpërdrejtë i identitetit tonë kombëtar, që nuk duhet lejuar të ndodhë më”, shkruan Meta.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top