“Muzika është një botë në vetvete, një gjuhë që ne të gjithë e kuptojmë.” – Stevie Wonder
Muzika është një gjuhë, me ose pa fjalë, që shërben si një medium për njerëz nga të gjitha sferat e jetës për të shprehur mendimet e tyre më të thella dhe emocionet. Në fakt, autori Leo Tolstoy e ka përshkruar muzikën si “stenografi të emocioneve”. Me ose pa tekst, muzika, përcjell një mesazh, një mesazh emocional që arrin deri në zemrën tonë, nxit ndjenjat më të thella dhe emocionet. Muzika luan një rol të rëndësishëm në krijimin dhe mirëmbajtjen e grupeve sociale dhe subkulturave. Hulumtimet tregojnë se muzika ka një ndikim shumë të fortë në humor dhe në emocione. Muzika mund të ndryshojë gjendjen tonë aktuale emocionale, të krijojë mendime të ndryshme, dhe madje edhe të përcjellë idetë për dëgjuesit e saj. Kjo është e vërtetë për njerëz të të gjitha moshave dhe sferave të jetës. Ne përvetësojmë atë që ne dëgjojmë, duke lejuar emocionet e kompozitorit dhe muzikantit të bëhen tonat, duke krijuar një lidhje me kompozitorin dhe interpretuesin.
Popullariteti dhe shtrirja në të gjithë botën e muzikës rrok rezultoi në një ndikim të fuqishëm në shoqëri. Rock-n-roll ndikoi jetën e përditshme, modën, qëndrimet dhe gjuhën. Muzika u bë një fije e pranuar dhe thellësisht e ndërthurur në kulturën popullore.
Dita e Rock-n-roll’it është festë e të gjithë atyre, për të cilët rokenrolli (rock-n-roll) nuk është vetëm muzikë, por edhe stil e mënyrë jetese. Kjo ditë ndërkombëtare festohet çdo vit më 13 prill, edhe pse ngjarja historike, e cila shërbeu si bazë për festimin, ndodhi një ditë më parë: më 12 prill 1954, kur Bill Haley regjistroi këngën singëll “Rock Around The Clock”, që u bë pikë referimi për një rrymë të re muzikore, e cila shumë shpejt kaloi kufijtë e Amerikës dhe u përhap nëpër vende dhe kontinente, duke sfiduar shoqërinë dhe traditat.
Ndër themeluesit e rrymës ishte dhe legjendari Elvis Presli (Presley), i cili u bë idhull i adoleshentëve dhe të rinjve. Stili i veshjes, manierat dhe lëvizjet e tij u bënë model imitimi.
Në fillim të viteve 1960, doli një stil i ri rokenrolli , pop-rock-u. Kuarteti nga Liverpuli britanik “Beatles” me kompozime tij bëri që të shpërthejë në botë epidemia e “bitëllsamanisë”. Në vitin 1964, u shfaqën “Rolling Stones”-at, që dalloheshin për tingullin e shpejtë, të fuqishëm dhe teknik. Në vitin 1970 lindi rok-u psikodelik, përfaqësues të shquar të të cilit ishin grupet “Pink Floyd”, “Deep Purple”, “Led Zeppelin”, “Black Sabbath”.
Kjo dekadë është konsideruar epoka e artë në zhvillimin e kulturës së rok-ut. Fundi i viteve 1970 shënohet nga shfaqja e pank-rokut (punk rock). Skema e thjeshtuar i muzikore nxori në pah vokalin dhe tekstet (lyrics), ku haset shpesh kritika ndaj qeverive, politikanëve, shtresave të pasura të shoqërisë. Të famshme janë grupet pank si “Sex Pistols”, “The Clash”, “Stooges”, si dhe lokalisti Iggy Pop.
Në vitet 1980 lindi rok-u femëror, kurse në vitet 1990 rokenrollsi më i shkëlqyer ishte Kurt Cobain dhe grupi i tij “Nirvana”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.