Sot është Dita Botërore e Shëndetit! Këtë vit, Organizata Botërore e Shëndetit hedh dritë mbi depresionin dhe nxit të gjithë njerëzit në botë të mësojnë dhe të flasin më shumë për të.
Depresioni është më i zakonshëm në mesin e njerëzve të moshuar. Megjithatë, shpesh neglizhohet. Vetmia dhe humbja e pavarësisë janë ndër shkaqet. Depresioni mund të ndikojë në aftësinë e njerëzve për të kryer edhe detyrat e thjeshta të përditshme, me pasoja nganjëherë shkatërruese për marrëdhëniet me familjen dhe miqtë.
Në rastet më të këqija , depresioni mund të çojë në vetëvrasje. Megjithatë, depresioni mund të parandalohet dhe të trajtohet. Një kuptim më i mirë i depresionit do të ndihmojë në uljen e stigmës lidhur me këtë çrregullim dhe të çojë në më shumë njerëz që kërkojnë ndihmë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.