Majlinda Cano, Departamenti i të Drejtave të Gruas, Organizata Jeta, dega Selanik
Sot kam qarë, kam ndjerë dhimbje, u cenua prapë një grua. Para saj u ndjeva e dobët, pa forcë, kur tregonte historinë e saj, vështirësitë, zëri i saj që dridhej kur tregonte abuzimin total që kishte kaq vite, vallë a do shërohen plagët e saj shpirtërore?
Sa shumë kishte ndryshuar, buzëqeshja që kishte dikur, ishte fikur nga fytyra, ishte vjetruar, si fotoja e martesës që mbante në dorën e saj. Para meje, ulur, plot dhimbje dhe fuqi njëkohësisht, që mbarte mbi të. Kam hyrë në tunel plot errësirë më tha, kudo ndjej që përplasem, vritem, gjakosem, por ajo copëza dritë që duket në fund, më jep fuqi të dal nga ky tunel që duket pa fund.
Pse zgjedhja për të qenë gjithmonë viktimë ose për ta bërë veten të shpëtosh nga të gjitha dukej ure pa kalim? Shumë herë mendojmë se gjithçka ndodh për një arsye, kërkojmë justifikime aty ku nuk ekzistojnë, por pa marrë parasysh sa shumë përpiqemi, duhet një forcë e fortë për të na tërhequr nga të gjitha. Sot shpëtoi një grua, një femër guxoi, ndalova të qaj vetëm sot se, diku në një cep dhunohet një tjetër femër.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.