Kanceri i mushkërive është një nga shkaqet më të zakonshme të vdekjes në botë, numrat ndryshojnë çdo vit. Po sikur të themi se për parandalim mund të mbështetemi te një aleat special për të cilin nuk e kishim menduar kurrë? Po, speci djegës mund të jetë një parandalues efektiv për kancerin e mushkërive.
Karakteristikat specifike të specave djegës në kuzhinë si një aleat për trurin dhe zemrën janë të njohura prej vitesh. Megjithatë kohët e fundit janë kryer studime specifike për përdorimin e kësaj bime në parandalimin e tumoreve të caktuara dhe kanë provuar të jenë shumë efektivë. Hulumtimi i fundit u krye disa kohë më parë nga ekipi i Universitetit Marshall në SHBA.
Në veçanti, u testua efektiviteti i capsaicinës, përbërësi aktiv i specit djegës dhe ai që i jep atij shijen karakteristike pikante. Një komponent që deri më tani kishte rezultuar si një anti-inflamator efektiv në trajtimin e reumatizmit, artritit dhe nevralgjisë. Por me sa duket funksionon edhe në parandalimin e kancereve të caktuara, siç është ai mushkërive dhe i kolorektalit.
Përfitimet shëndetësore të specit djegës
Speci djegës është në gjendje të ngadalësojë përhapjen e kancerit të mushkërive dhe në veçanti metastazat që ndikojnë në përgjithësi në mëlçi, kocka dhe tru. Shkencëtarët ekzaminuan tre linja qelizore të njeriut dhe përcaktuan që capsaicina është në gjendje të ndalojë fillimin e procesit që shkakton metastazë. Rezultati i studimit tregon se specat djegës eliminojnë metastazat e kancerit të mushkërive duke kundërvepruar me proteinën Src, ajo që kontribuon në rritjen e kancerit të mushkërive dhe gjithashtu përhapjen e tij në pjesën tjetër të trupit.
Ky hulumtim mbi specin djegës si mbrojtës për përhapjen e metastazave është vetëm hapi i parë, pasi sipas studiuesve, përdorimi i tepërt i capsaicinës mund të shkaktojë shumë efekte anësore. Duke filluar nga ngërçet në stomak, një acarim i dhimbshëm gastrointestinal, ndjesia e djegies. Pra, hapi tjetër do të jetë sintetizimi i një elementi të ngjashëm me capsaicinën, me të njëjtat veti anti-tumor por që nuk shkakton shqetësime.
Burimi / https://www.chedonna.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.